Ambasada e Italisë në Shkup njofton për mundësinë e marrjes së bursave për qytetarët maqedonas nga Qeveria Italiane për vitin akademik 2025-2026.
Të interesuarit mund të aplikojnë për kategoritë në vazhdim të studimeve në Itali:
Kurse të avancuara gjuhësore për studentët e gjuhës italiane (3 muaj);
• Niveli i dytë i studimeve universitare (studime pasdiplomike dyvjeçare);
• Studime të arsimit të lartë në fushat e artit figurativ, filmit dhe artit dramatik, artit muzikor dhe vallëzimit;
• Studime të doktoratës;
• Projekte kërkimore.
Informacionet më të detajuar në lidhje me aplikimin mund të gjendet në ueb faqen e Ambasadës së Italisë: www.ambskopje.esteri.it si dhe në portalin e Qeverisë Italiane të dedikuar për studimet në Itali dhe për bursat: https://studyinitaly.esteri.it
Aplikimi (i cili mund të shkarkohet nga portali i lartëshënuar) duhet të plotësohet plotësisht dhe të dorëzohet online jo më vonë se 16 maj 2025 (deri në orën 14:00).