Me rastin e 80-vjetorit jubilar të miratimit të gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare - 5 maj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS ESEJE
për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme
Në temat në vazhdim:
- Kategoria 1: Për nxënësit nga klasa e katërt deri në të gjashtën
"Gjuha ime maqedonase është si ylber, plot ngjyra dhe fjalë"
- Kategoria 2: Për nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën dhe nxënësit e vitit të parë deri në të katërtin të arsimit të mesëm
"Gjuha ime maqedonase - identiteti im, trashëgimia kulturore dhe amanet”
- Kategoria 3: Për nxënësit nga klasa e katërt deri në të gjashtën të cilët mësojnë në gjuhë mësimore të ndryshme nga gjuha maqedonase
„ Maqedonishtja dhe gjuha ime amtare janë mike"
-Kategoria 4: Për nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën dhe nxënësit e vitit të parë deri në katërt të shkollave të mesme të cilët mësojnë në gjuhë mësimore të ndryshme nga gjuha maqedonase
„ Gjuha maqedonase dhe gjuha ime amtare janë thesar që nuk peshon, por lartëson”
Nxënësit të cilët mësojnë në gjuhë mësimore të ndryshme nga gjuha maqedonase kanë të drejtë, varësisht nga klasa ose viti në të cilën mësojnë, të paraqiten për temat e propozuara, në përputhje me interesat dhe potencialin e tyre.
I. KUSHTET PËR PJESËMARRJE
Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë të gjithë nxënësit nga klasa e katërt deri në të nëntën të shkollave fillore dhe nga viti i parë deri në të katërtin të shkollave të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
II.MËNYRA DHE AFATI I KONKURRIMIT
Eseja duhet të jetë origjinale, me shprehje dhe mendim të fortë që pasqyron temën e lartpërmendur të konkursit.
Eseja duhet të jetë me shkrim dore të lexueshëm dhe të qartë, e shkruar në gjuhën maqedonase.
Eseja për nxënësit nga klasa e katërt deri në të gjashtë duhet të përmbajë deri në 200 fjalë, ndërsa për nxënësit nga klasa e shtatë e arsimit fillor deri në vitin e katërt të arsimit të mesëm duhet të ketë nga 200 deri në 300 fjalë.
Një nxënës mund të dërgojë vetëm një punim individual autorësie.
Esetë që nuk i plotësojnë kriteret ose janë me përmbajtje të papërshtatshme do të skualifikohen menjëherë.
Eseja dërgohet në zarf në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Në ese duhet të qëndrojë shifra dhe kategoria për të cilën dorëzohet eseja në kllapa (shkollë fillore ose shkollë e mesme) varësisht nga vendi ku mëson nxënësi dhe në një zarf të brendshëm të veçantë të shënuar me të njëjtën shifër, duhet të dorëzohen të dhënat e nxënësit (emri dhe mbiemri, klasa/viti, shkolla, komuna dhe numri i telefonit të kontaktit të prindit/kujdestarit). Zarfi i brendshëm i veçantë do të hapet vetëm për esetë e vlerësuara pasi të jetë bërë përzgjedhja.
Eseja, së bashku me zarfin me informacion për nxënësin që e ka shkruar esenë, dorëzohet me shenimin në vazhdim: “Për konkursin e eseve me rastin e 5 Majit - Ditës së Gjuhës Maqedonase”.
Esetë duhet të dërgohen më së voni deri më 15 maj 2025, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në adresën e mëposhtme: Rruga “Shën Qirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup.
III. MËNYRA E PËRZGJEDHJES
Për përzgjedhjen e eseve më të mira, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të formojë komision, i përbërë nga pesë anëtarë.
IV. NDARJA E SHPËRBLIMEVE
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë shpërblime të përshtatshme për nxënësit të cilët do të fitojnë vendin e parë në këtë garë për secilën prej kategorive edhe atë:
- Kategoria 1 – një shpërblim për vendin e parë të fituar,
- Kategoria 2 - një shpërblim për vendin e parë të fituar për nxënës i cili mëson në ndënjërën nga klasat nga e shtata deri në të nëntën,
- Kategoria 2 - një shpërblim për vendin e parë të fituar për nxënës i cili mëson në ndonjërën prej klasave nga viti I parë deri në të katërtin në shkollë të mesme,
- Kategoria 3 - një shpërblim për vendin e parë të fituar,
- Kategoria 4 - një shpërblim për vendin e parë të fituar për nxënës i cili mëson në ndonjërën prej klasave nga klasa e shtatë deri në të nëntën dhe
- Kategoria 4 -një shpërblim për vendin e parë të fituar për nxënës i cili mëson në ndonjërën prej klasave nga viti I parë deri në të katërtin.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 26 maj 2025 në ueb-faqen saj (www.mon.gov.mk) do t`i publikojë punimet e vlerësuara me shifrat.