Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje publike për recensentët e teksteve shkollore për vitin e 1

Thirrje publike për recensentët e teksteve shkollore për vitin e 1

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik publikon thirrje publike për recensent me qëllim për të inkurajuar numër më të madh të personave që të aplikojnë për recensent për lëndët e listuara në thirrje.

 

 

Informatika për vitin e 1- rë arsimit të mesëm profesional katërvjeçar

KRYETAR DHE ANËTARË

Biologji (Profesioni shëndetesor, Profesioni bujqesor-veterinar, Sherbimet personale, Profesioni kimiko-teknologjik, Profesioni pylltari-perpunues druri) per vitin e 1 te arsimit te mesëm profesional katërvjeçar.

KRYETAR DHE ANËTARË

Arti figurativ për vitin e 1-rë, arsimi i mesëm profesional katërvjeçar

KRYETAR DHE ANËTARË

Teknologjitë moderne të sektorëve ekonomikë: SEKTORI/PROFESIONI ELEKTROINXHINIERI/ELEKTROTEKNIK Lëndët e përbashkëta për drejtimet/kualifikimet arsimore: drejtimi elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion elektroteknik-energjetik, elektroteknik për teknologji kompjuterike dhe automatizim.

KRYETAR

Anatomia dhe Fiziologjia për vitin e 1-rë

SHËNDETI DHE MBROJTJA/SHËNDETI SOCIAL Lëndët e përbashkëta për drejtimet/kualifikimet arsimore: motër medicinale, motër gjinekologjike-obstetrike, teknik dentar, asistent dentar, teknik farmaceutik, teknik mjeko-laboratoi-sanitar, teknik i fizioterapisë

KRYETAR DHE ANËTARËT

Vizatim teknik SEKTORI/PROFESIONI TEKSTIL, LËKURË DHE PRODUKTE TË NGJASHME/LËKURËS TEKSTILE Lëndët e përbashkëta për drejtimet/kualifikimet arsimore: teknik i përpunimit të veshjeve, teknik i modelimit të veshjeve, teknik për dizajn të veshjeve, teknik këpucësh, teknik modelimi i këpucëve

KRYETAR DHE ANËTAR

 

 

Rishikuesit e regjistruar duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:

 

Për kryetar:

- të jenë mësimdhënës nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe me të paktën 10 vjet përvojë në mësim dhe

 

Për anëtar:

- të jenë mësimdhënës nga shkollat të mesme të përshtatshme për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe me të paktën 10 vjet përvojë pune në mësim.

 

Kandidatët e interesuar aplikimit detyrimisht duhet t`i dorëzojnë:

- çertifikatë ose diplomë për arsimimin e kryer përkatës, në origjinal ose e vërtetuar me vulë noteriale (kandidatët të cilët kanë mbaruar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),

- certifikat se i plotësojnë kushtet konform nenit 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

-vërtetim për përvojën e punës të lëshuar nga FPIRMV

- vërtetim nga institucioni ku është i punësuar.

 

Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ose të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, rr. Kirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup

 

Aplikacioni i plotësuar së bashku me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, në rr. Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 09.05.2025.

Aplikimet e dorëzuara jo të plota ose të parakohshme, nuk do të shqyrtohet.



                                                                                                                                 

 

[ Friday, April 25, 2025 ] [ 1 ]

 

Konkursi


4/24/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar