Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve kërkimore - shkencore të Institucioneve Shkencore Publike për vitin 2025

Konkurs për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve kërkimore - shkencore të Institucioneve Shkencore Publike për vitin 2025

 

Në bazë të nenit 50 paragrafit 1 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore -Shkencore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41 /14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 257/20 dhe 163/21, 64/24 dhe 235/24) dhe neni 4 i Rregullores për mënyrën dhe procedurën për financimin e projekteve ose programeve kërkimore -shkencore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

KONKURS

për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve kërkimore - shkencore të Institucioneve Shkencore Publike për vitin 2025

 

1. Përdoruesit

 

1.1 Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë mjete për financimin e projekteve kërkimore - shkencore të Institucioneve Shkencore Publike, si institucione të pavarura shkencore të cilët kryejnë aktivitete me interes të lartë strategjik dhe kombëtar për Republikën e Maqedonisë Veriut.

1.2.Çdo Institucion Shkencor Publik ka të drejtë të paraqesë aplikime për financimin e më së shumti dy projekteve kërkimore-shkencore

      1.3 Në rastin kur Institucioni Shkencor Publik ka parashtruar më shumë se një aplikim, e njejta ka të drejtë për ndarjen e mjeteve për financimin e më së shumti një projekti kërkimor shkencor.

Në rastin e dy projekteve të vlerësuara negativisht nga recensentët e dorëzuara nga një Institucion Publik Shkencor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës rezervon të drejtën t`i ndajë mjete Institucionit tjetër Shkencor Publik sipas renditjes.

 

 

2. / Ekip kërkimor

 

2.1 .Ekipi kërkimor i projektit kërkimor-shkencor duhet të jetë pjesë përbërëse nga hulumtues kryesor me titull shkencor ose titull mësimor-shkencor, i cili është i punësuar në institucion, i cili është bartës i projektit dhe paku edhe një hulumtues me titull mësimor-shkencor, si dhe të paktën dy hulumtues të rinj. Ministria e Arsimit dhe Shkencës inkurajon institucionet në ekipet kërkimore si huumtues të rinjë t`i përfshijnë bursistët shtetërorë të cilët kanë studiuar dhe studiojnë jashtë vendit me të cilën do të mundësonte transferimin më të shpejtë të njohurive nga vendet e zhvilluara.

 

2.2.Në ekipin kërkimor mund të përfshihet edhe hulumtues i huaj pa të drejtë e mjete financiare nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2.3. Hulumtues kryesor nuk mund të jetë personi i cili në projektin e mëparshëm nuk i ka përmbushur kushtet ligjore në lidhje me projektet e financuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht mjetet nuk ndahen për një projekt nëse hulumtuesi kryesor i projektit nuk ka dorëzuar raport vjetor ose përfundimtar për projektin e mëparshëm ose i njejti është vlerësuar negativisht.

2.4. Në këtë konkurs një hetues kryesor mund të jetë hulumtues në vetëm një projekt, ndërsa një huumtues mund të jetë pjesëmarrës në më së shumti dy projekte

 

3. Kriteret për pjesëmarrjen në Konkurs

 

3.1. Deklarata e pëlqimit të secilit pjesëmarrës nga ekipi hulumtues, për pjesëmarrjen e tyre në projekt.

3.2 Pëlqimi nga ekipi hulumtues se në kuadër të projektit për rezultatet e projektit do të publikohen minimum dy punime shkencore në revistë me faktor ndikimi, revista të evidentuara në baza ndërkombëtare;

     Ekipi hulumtues t`i publikojë të gjitha punimet kërkimore-shkencore (në përputhje me të drejtat e autorit të botuesit) në repozitoriumin e institutit/universitetit më së voni në afat prej 30 ditëve pas realizimit të projektit.

3.3. Projekt kërkimoro shkencor do të financohet vetëm nëse përmbajtja nuk është identike në përmbajtje me ndonjë projekt kërkimor shkencor të kaluar ose aktual.

3.3.Pëlqimi nga drejtori i institutit se:

 

- projekti me rezime, qëllimi dhe rezultatet do të prezentohenueb-faqen e Institutit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;

-në kuadër të projektit, hulumtimi dhe rezultatet e projektit do të publikohen repozitoriumin e institucionit/universitetit amë;

- në kuadër të projektit, huumtimet dhe rezultatet e projektit do të prezentohen në takim shkencor dhe profesional, gjegjësisht ngjarje në përputhje me fushën kërkimore-shkencore;

- pjesëmarrja maksimale e autorëve honorar do të jetë më së shumti 10% e vlerës totale, gjegjësisht shpenzimet e përgjithshme të projektit (vlera e përgjithshme e projektit sipas planit financiar për projektin dhe shpenzimeve të përgjithshme të bëra të projektit për realizim të plotë të projektit të financuar përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës);

- pas përfundimit të projektit të sigurojë deklaratë se mjetet e marra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për financimin e projektit në fjalë janë burimi i vetëm i mjeteve për pagesën e shpenzimeve për qëllimin për të cilat këto mjete janë transferuar si dhe se nuk ka detyrime financiare të papaguara për projektin.

4. /Finansimi

4.1.Financimi i projektit do të bëhet sipas dinamikës dhe fazave të përcaktuara të projektit. Mjetet për vitin e parë fiskal ndahen me nënshkrimin e marrëveshjes, ndërsa do të vazhdojnë edhe për vitin e dytë për aq kohë sa zgjat projekti, por jo më shumë se 2 vjet.

4.2.Shuma e përgjithshme për financimin e projektit është deri në 3,000,000 denarë, për kohëzgjatjen e projektit deri në 2 (dy) vjet, duke e konsideruar vitin 2025 si vitin fillestar ose të parë për zbatimin e projektit dhe 31 tetor 2026 si afatin përfundimtar për zbatimin e projektit.

4.3. Në vitin e parë (2025) të realizimit të projektit, mund të miratohen mjete në vlerë prej më së shumti 50% të vlerës së projektit, por jo më shumë se 1.500.000,00 denarë.

4.4.Ministria e Arsimit dhe Shkencës mjetet për financimin e projektit do t`ia ndajë në Institucionin Publik Shkencor sipas Kërkesës me shkrim të dorëzuar në Ministri në përputhje me planin financiar pjesë përbërse e marrëveshjes. Për mjetet e ndara të Institucionit Publik Shkencor detyrimish në çdo 4 (katër) muaj dorëzon në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës raport financiar dhe narrativ dhe dokumentacion për shpenzimet faktike të bëra për realizimin e projektit.

4.5.Nëse, pas përfundimit të projektit, përcaktohet se mjetet ose pjesë e mjeteve të ndara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë shpenzuar për qëllime dhe në të kundërt të marrëveshjes dhe planin financiar që është pjesë përbërëse e marrëveshjes, Institucioni Publik Shkencor detyrimisht këto mjete i kthen, përkatësisht i pguan në llogarinë e Ministrisë. Për të njejtën, para lidhjes së marrëveshjes, Drejtori i Institucionit Publik Shkencor dhe bartësi i projektit do të dorëzojnë deklaratë se, nën përgjegjësi të plotë morale dhe penale, mjetet do t`i shfrytëzojnë të ndara ekskluzivisht për qëllimin e synuar.

4.6.Çmimi i vlerësimit të projektit përbëhet nga shpenzimet e materialeve dhe lëndëve të para, shpenzimet e udhëtimit, tarifat për punësimin e ekspertëve, shërbimet e prodhimit dhe jo-prodhimit, mirëmbajtja e pajisjeve, prokurimi i literaturës dhe shpenzimeve të tjera të cilat janë në funksion të realizimit të projektit (prokurimi/marrja me qira e pajisjeve informatike dhe pajisjeve kërkimore - shkencore, publikimi i rezultateve të projektit, publikimi në revista, organizimi dhe pjesëmarrja në takime dhe ngjarje shkencore).

      Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk do të financojë prokurimin e pajisjeve të reja informatike dhe laboratorike nëse e njejta tashmë  është prokuruar dhe financuar me mjete publike. Linku për mbikëqyrje të pajisjeve laboratorike në vend: https://mon.gov.mk/content/?id=4750

4.6. Mjetet për financimin e projekteve nga Konkursi sigurohen nga Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ndarja 16001, Nënprogrami 71-Puna Kërkimore Shkencore, paragrafi 464.

 

5. Procedura dhe afatet e realizimit

 

5.1. Konkursi shpallet dhe zgjat 45 ditë nga dita e pubikimit në mjetet për informimin publik.

5.2. Institucionet publike shkencore potësojnë fletëparaqitje elektronike të portalit e-uslugi.mon.gov.mk dhe konform Konkursit për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve kërkimore shkencore i bashkangjesin dokumentet e nevojshme.

5.3. Fletparaqitja dorëzohet deri te Komisioni për renditjen e projekteve kërkimore - shkencore të Institucioneve Shkencore Publike.

5.4.Projektet vlerësohen nga shqyrtues të pavarur të zgjedhur nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës përmes njoftimit publik.

5.5.Recenzimi i projekteve kryhet në bazë të kritereve të vlerësimit nga pika 6 e Konkursit, brenda 15 ditëve pas përfundimit të afatit për aplikim pas Konkursit.

5.6. Komision i formuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës harton rang-listë të projekteve të vlerësuara pozitivisht e cila publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe përgatit një propozimvendim për ndarjen e mjeteve, në afat prej 7 ditëve nga dita e marrjes së projekteve vlerësuara nga recenzuesit.

5.7. Komisioni përgatit dhe dorëzon Njoftim për secilin parashtrues të fletparaqitjes pas Konkursit, për vlerësimin e projektit i cili përmban shpjegim të detajuar për vlerësimin e projektit dhe njoftimin për financimin e projektit gjegjësiht refuzimin për financimin e projektit, si dhe informacione të tjera relevante të rëndësishme për parashtruesin e fletparaqitjes në lidhje me projektin dhe financimin e projektit.

5.8. Gjatë përgatitjes së rang-listës dhe propozim vendimit për ndarjen e mjeteve, përparësi do t`i jepet atyre projekteve të propozuara nga hulumtues kryesor i cili ka botuar të paktën 2 punime në revista me faktorë ndikimi në tre vitet e fundit, si dhe hulumtues kryesor i cili ka botuar të paktën 2 punime në revista të regjistruara në bazat ndërkombëtare ose revista me bord redaktues ndërkombëtar, ndërsa mjetet e tjera do t`u ndahen atyre që kanë më pak se dy ose nuk kanë botuar punime të tilla.

5.9.Vendimi për financimin e projekteve sillen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, në bazë të rang-listës të projekteve të vlerësuara pozitivisht, propozim - vendimin për ndarjen e mjeteve dhe mjeteve në dispozicion në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

5.10.        Ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe Institucioni Publik Shkencor nënshkruan marrëveshje për financimin e projekteve kërkimore - shkencore në të cilën janë definuar të gjitha detyrimet e projektit në afat prej 7 (shtatë) ditëve nga dita e sjelljes së Vendimit për financimin e projekteve.

5.11.        Gjatë realizimit të plotë të projektit, marrëveshja për financimin e projektit kërkimor shkencor, mund të ndryshohet në kuadër të mjeteve financiare të përgjithshme të miratuara për zërat e miratuar në planin financiar për realizimin e projektit të përcaktuar në marrëveshje më së shumti deri 20% nga shfrytëzuesi i projektit para se të kërkohet miratim mga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sepse detyrimisht e njofton Ministrinë në afat prej 15 ditëve pas ndryshimit të bërë. Nuk lejohen që të shtohen zëra të rinjë

në kuadër të planit financiar të miratuar.

5.12.   Gjatë realizimit të plotë të projektit, marrëveshja për financimin e projektit kërkimoro - shkencor, mund të ndryshohet në kuadër të mjeteve të përgjithshme financiare të miratuara për zërat e miratuar në planin financiar për realizimin e projektit të përcaktuar në marrëveshje me më shumë se 20%, për të cilën Institucioni Publik Shkencor duhet dorëzon Kërkesë për Ndryshimin dhe Plotësimin e Marrëveshjes. Pas Kërkesës së dorëzuar, Ministri i Arsimit dhe Shkencës formon komision e cila do e shqyrton kërkesën dhe deri te ministri dorëzon propozim vendim. Nuk lejohen që të shtohen zërat të rinjë në kuadër të planit financiar të miratuar.

 

 

 

6.1. Kriteret e vlerësimit

 6.1. Kriteret pas së cilës kryet vlerësimi i propozim projektit janë:

 

-kontributi i projektit në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;

- origjinaliteti i objektivave dhe subjektit të hulumtimit;

- aktualiteti, rëndësia, inovacioni, ndikimi i objektivave dhe subjektit të hulumtimit;

- objektiva dhe aktivitete të detajuara të projektit me tregues të qartë dhe të matshëm;

- probabiliteti i arritjes së rezultateve të pritura dhe mundësitë për zbatimin e rezultateve brenda një afati kohor realist;

- kompetenca e hulumtuesit kryesor dhe ekipit të propozuar të hulumtimit;

- përfshirja dhe trajnimi i hulumtuesit të ri kuadrit shkencor;

- përmbushja e kushteve materiale, teknike dhe kushteve të infrastrukturës tjetër për realizimin e projektit;

- plan financiar i detajuar për mjetet e nevojshme për realizimin e projektit dhe justifikimin dhe realitetin e shpenzimeve në planin financiar të propozuar të nevojshëm për realizimin e projektit;

- konkurrueshmëria e projektit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe

- rëndësia e projektit për bashkëpunimin ndërkombëtar

6.2. Secili prej kritereve të vlerësimit të listuara vlerësohet nga recensues të pavarur me notën nga 1 (vlera më e ulët) deri në 5 (vlera më e lartë). Projekti vlerësohet pozitivisht nëse merr notë mesatare prej të paktën 3.5.

 

7. Vlerësimi i rezultateve të projektit

(vlerësimi i projektit)

 

7.1.Gjatë realizimit të projektit dorëzohen raporte narrative dhe financiare për realizimin e projektit.

7.2.Vlerësimin e projekteve të realizuara e kryejnë të paktën dy recenzues, njëri prej të cilëve është recenzues i cili ka shënuar propozim - projektin. Në rast të pengimit të recenzuesit i cili shënoi projektin, zgjidhet recenzues i ri.

7.3.Rishikuesit japin vlerësim për komponentët e mëposhtëm: përmbushjen e kushteve / detyrimeve nga pëlqimi nga pika 3 nga Konkursi dhe përmbushja e të dhënave dhe informacionit të dhënë nga aplikimi për kriteret sipas të cilave bëhet vlerësimi (pikëzimi), karakter shkencor i studimit përfundimtar, realizimi i qëllimeve të propozuara projektit, përdorimi i metodologjisë së propozuar, rëndësia e rezultateve të marra, përfshirja e ekipit të propozuar, shpenzimi i mjeteve sipas buxhetit të miratuar dhe financiar dhe raportit narativ.

7.4.Rezultati maksimal për arritjen e rezultateve të projektit është 5.

 

7.5.Pavarësisht nga vlerësimi i rezultateve të përgjithshme, nëse gjatë vlersimit të rezultateve të projektit, në raportin financiar dhe narrativ kur vlerësoni rezultatet e projektit, ekipi hulumtues nuk ka botuar të paktën dy punime në revista me faktor ndikimi, revista të listuara në baza ndërkombëtare, nuk ka studim përfundimtar për prezantimin e rezultateve të projektit dhe hulumtimi dhe rezultatet e projektit nuk paraqiten në takim shkencor-profesional, gjegjësisht ngjarje sipas fushës shkencore-kërkimore, vlerësimi i rezultatet e projektit nuk mund të jenë 3.5 ose më të larta.

7.6.Renzuesit për notën e përcaktuar japin shpjegim të detajuar për të njejtën dhe vërejtje hollësishme në rast të devijimeve, ndërsa detyrimisht në rast të vlerësimit të projektit me notën 3.5 dhe më pak.

7.7. Për vërejtjet e recenzentëve Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton me shkrim përdoruesin për vepruar sipas vërejtjeve në afat prej 30 ditëve pas marrjes së njoftimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

8. Paraqitja e Aplikimeve për Konkursin

 

8.1. Fletparaqitja për projekte kërkimore - shkencore plotësohet në formë elektronike në portalin e-uslugi.mon.gov.mk dhe konform Konkursit bashkangjitet dokumentet e nevojshme.

8. Fletparaqitjet me të dhëna dhe dokumentacion të paplotë, fletparaqitjet e plotësuara në formular të papërshtatshëm, aplikime dhe dokumente të cilat nuk janë verifikuar me nënshkrim dhe me vulë (siç tregohet në fletparaqitje dhe dokumente), si dhe ato të cilat nuk janë dorëzuar në afatin e përcaktuar, nuk do të shqyrtohen.

8.3. Parashtruesit e fletparaqitjeve do të njoftohen për rezultatet e konkursit më së voni 30 ditë pas përfundimit të afatit për aplikim.

8.4. Rezultatet e Konkursit do të publikohen në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës: www.mon.gov.mk

 

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar