Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Thirrje e re për subvencionimin e racionit të studentëve, zgjerohet përfshirja masës

Thirrje e re për subvencionimin e racionit të studentëve, zgjerohet përfshirja masës

 

Thirrje e re për subvencionimin e racionit të studentëve, zgjerohet përfshirja  masës

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë bërë ndryshime në Ligjin për Subvencionimin e Racionit të Studentëve, konform të cilit zgjerohet përfshirja e masës. Tani e tutje statusi i punësimit nuk është kusht kufizues për studentët, ndaj të drejtën do ta kenë të gjithë studentët e rregullt në studime deridiplomike  që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto mesatare, si dhe studentët e regjistruar në studimet pasdiplomike  dhe studimet e integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend.


Në përputhje me ndryshimet ligjore,
në linkun e mëposhtëm është publikuar  thirrje e re për realizimin e së drejtës, në të cilën mund të aplikojnë të gjithë studentët që i përkasin ndonjë prej kategorive në përputhje me përfshirjen e zgjeruar të masës. Afati i aplikimit për këtë thirrje të jashtëzakonshme zgjat prej më  14 deri më 16 prill. Megjithatë, studentët të cilët e kanë ushtruar këtë të drejtë deri më tani, nuk janë të detyruar të aplikojnë për thirrjen, përkatësisht vazhdojnë të shfrytëzojnë  masën.

Subvencionimi i racionit të studentëve është mbështetje financiare në shumë prej 140 denarë, të cilën studenti e merr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për blerjen e ushqimit të përgatitur.Shfrytëzuesit  kanë të drejtë të përdorin shërbimin nga e hëna deri të shtunën gjatë vitit akademik, me përjashtim të periudhës prej më 1 korrik deri më 1 tetor, si dhe gjatë festave zyrtare dhe ditëve jopune.

Nga muaji i ardhshëm- maj të vitit  2025, do të vazhdojë obligimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për publikimin e thirrjeve në baza mujore, nga data 1 deri më  datë 5 të muajit, ku do të mund të aplikojnë të gjithë studentët të cilët më parë nuk i plotësonin kushtet  ose për ndonjë  arsye tjetër  nuk aplikuan dhe nuk e realizuan këtë të drejtë.

Zgjerimi i përfshirjes së masës është kërkesë e Trupit kombëtar studentor.Vazhdon bashkëpunimi i mirë i Mash-it  me organizatat studentore, si dhe përpjekjet e institucionit për të lehtësuar procesin arsimor të të rinjve. Në Buxhetin e Ministrisë për vitin 2025, mjetet për standardin e studentëve janë rritur për 18% në krahasim me vitin e kaluar dhe arrijnë  gati në 2 miliardë denarë.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


4/14/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar