Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / THIRRJE PUBLIKE Për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë për vitin akademik 2024/2025

THIRRJE PUBLIKE Për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë për vitin akademik 2024/2025

 

THIRRJE PUBLIKE  Për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë për vitin akademik 2024/2025

 

Në bazë të Ligjit për Subvencionimin e Racionit për Studentë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 31/20, 150/21 251/22 91/23, 30/24 dhe 74/25) dhe rregullorën për formën dhe përmbajtjen e deklaratës për saktësinë e të dhënave të shënuara dhe për formën dhe përmbajtjen e formularit të aplikimit për fitmin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 299/20,164/21 dhe 78/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

THIRRJE PUBLIKE

Për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë për vitin akademik 2024/2025

 

Ftohen të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet në vijim që të aplikojnë në Thirrjen Publike për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit.

1. Të cilët janë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

2. Të cilët janë studentë të rregullt në ciklin e parë, gjegjësiht në ciklin e dytë të studimeve si dhe në studime të integruara në universitetet shtetërore dhe private në Republikë;

3. Të cilët nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se paga neto-minimale në Republikë për vitin aktual.

 

I. Mënyra e aplikimit

Kandidatët duhet të paraqiten në formën elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë dhe të nënshkruara t`i bashkangjesin në fletëparaqitjen elektronike në https://e-uslugi.mon.gov.mk/ përmes së cilës aplikojnë për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë.

 

Çdo kandidat mund të kontrolloj fletëparaqitjen e parashtruar, në aplikacionin elektronik në menynë” Aplikacionet e mia”

Për ndihmë gjatë aplikimit, shikoni videon në vazhdim: VIDEO (mënyra e aplikimit)

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, zyrtarisht i siguron dëshmitë nga institucionet kompetente ( MPB, DAP dhe shërbimet për studentë në fakultete), ndërsa të cilat i referohen kushteve për aplikim për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë për çdo kandidat veçmas.

 

 

 

 

 

 

II. Afati për aplikim

 

Për çdo muaj prej datës 1 deri më datën 5 të vitit akademik 2024/2025 do të rrjedhë afati për regjistrimin e studentëve të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën për Subvencionimin e Racionit për Studentë pas Thirrjes Publike për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë ose të cilëve u është

ndërprerë e drejta për shkak të mosplotësimit të ndonjërit prej kritereve, atëherë kur sërish do t`i plotësojë kriteret të shënuara në këtë thirrje.

Në përjashtim të asaj që u potencua më lartë, në muajin prill 2025 do të ketë afat shtesë për aplikimin e studentëve për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit të studentëve, në përputhje me Ligjin për ndryshimin e Ligjit për subvencionimin e racionit (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 74/25 të datës 8.4.2024), edhe atë prej më 14.4.2025 deri në 16.4.2025.

Të gjithë studentët të cilët kanë realizuar të drejtën e tyre për racionin e studentëve, do të fillojnë të marrin mjetet në muajin pas përfundimit të muajit në të cilin kanë aplikuar për të drejtën për racionin e studentëve.

 

III. Informata tjera

Subvencionimi i racionit për studentë është mbështetje financiare në vlerë prej 140 denarë, të cilën studenti e merr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për blerjen e ushqimit të përgatitur.

Shfrytëzuesit kanë të drejtë të përdorin shërbimin nga e hëna deri të shtunën. Nëse shfrytëzuesi i subvencionimit të racionit për student në periudhën nga e hëna deri të shtunën nuk e shfrytëzon të drejtën e subvencionimit të racionit për student, është i disponueshëm për përdorim në llogari deri në fund të javës aktuale përfundimisht ditën e shtunë. Të drejtën për subvencionimin e racionit për student Përdoruesi nuk mund të realizojë prej 1 korrik deri më 1 tetor në vitin në të cilin e ka fituar të drejtën për subvencionimin e racionit për student, si dhe gjatë festave shtetërore dhe ditëve jo pune.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje me Shparkase banka SHA Shkup për realizimin e pagesave për subvencionimin e racionit për student. Prandaj, të gjithë studentët të cilët do të fitojnë të drejtën për subvencionimin e racionit për student do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje me Shparkase Bank për të hapur llogari të veçantë, të lidhur me kartelë pagesore të dedikuar për subvencionimin e racionit për student, pavarësisht nëse kanë qenë më parë klientë të Bankës Shparkase. Për hapjen e llogarisë dhe lëshimin e kartelës pagesore studenti nuk do të ketë asnjë shpenzim.

Studenti do të mund t`i shpenzojë mjetet e dedikuara për subvencionimin e racionit për student tek ofruesit e subvencionimit të racionit për student, të cilët janë persona juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime, vetëm përmes kartelës së Shparkase banka SHA Shkup. Nëqoftëse studenti nuk e tërheqë kartelën me kohë ose nuk e tërheqë fare kartelën, nuk do të mund t`i shfrytëzojë mjetet në asnjë mënyrë tjetër. Afati dhe mënyra e tërheqjes së kartelës do të publikohet në mënyrë plotësuese nga ana e Ministrisë dhe Bankës Shparkasse.

Ministria e çlajmëron personin nga evidenca e shfrytëzuesve për subvencionimin e racionit për student kur vërteton se tanimë nuk i plotëson kushtet për shfrytëzimin e subvencionimit të racionit për studentë.

Për të gjitha pyetjet në lidhje me aplikimin e shfrytëzuesve për subvencionimin e racionit për studentë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi mbështetje përmes Sektorit për Standardin e Nxënësve dhe Studentëve edhe atë në kontakt linkun në vazhdim: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë të ndërtesës së Ministrisë

 

Lajme dhe Ngjarje


4/14/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar