Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon për inciativën e Komisionit Evropian e cila ofron pothuajse 36.000 leje udhëtimi falas nëpër Evropë për të rinjtë të moshës 18 vjeç.
Përmes Programit DiscoverEU 2025, Komisioni Evropian u mundëson aplikantëve të përzgjedhur të udhëtojnë me tren deri në 30 ditë në periudhë nga 1 korriku 2025 deri më 30 shtator 2026, me qëllim të hulumtim kulturor dhe përvojave edukative nëpër Evropë.
Të drejtë aplikimi kanë personat e lindur ndërmjetë 1 korrikut 2006 deri më 30 qershor 2007, të cilët janë banor të vendeve-anëtare të BE-së ose vendeve të lidhura me programin Erasmus+ (Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia dhe Turqia).
Afati i fundit për aplikim është e mërkurë, 16 prill 2025 deri në ora 12:00, përmes Portalit Evropian të Rinisë (https://youth.europa.eu/home_en). Aplikimi përfshin kontroll për plotësimin e kushteve dhe kuiz të shkurtër për BE-në, pas së cilës pason aplikimi elektronik.
Lejet do të ndahen në bazë të listës ranguese, përderisa nuk shfrytëzohen të gjitha. Pjesëmarrësit mund të imagjinojnë udhëtimin e tyre ose të zgjedhin një nga itineraret tematike të propozuara të frymëzuara nga prioritetet e BE-së, të tilla si Rruga e Gjelbër (që përfshin qytete të gjelbra dhe parqe natyrore të ndërtuara) dhe rrugët e reja evropiane Bauhaus (të fokusuara në inovacione, qëndrueshmëri dhe dizajn urban).
Përfituesit do të marrin kartelë zbritje e cila vlenë në 36 vende dhe ofron zbritje në transport, akomodim, vendndodhje kulturore, ushqim, sport dhe aktivitete të tjera.
Programi ofron mbështetje të veçantë për të rinjtë me veshtirësi, gjendje shëndetësore ose mundësi të kufizuara, si dhe ndihmë logjistike shtesë për aplikantët nga zonat rurale, ishujve ose rajoneve të largëta.