Në bazë të nenit 27 të Ligjit për Standardin e Nxënësve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 52/2005, 117/2008, 17/2011, 135/2011, 15/2013, 41/2014, 146/2015, 30/2016, 64/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 20/2019, 248/2020, 302/2020 dhe 235/24), Rregullores për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet publike („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 55/10, 49/11, 50/15, 59/16, dhe 41/17) dhe Rregullores për mënyrën e realizimin të së drejtës për akomodim në konvikt për nxënësit në Akademinë Sportive nr.20-6066/1 të datës 22.03.2016, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
K O N K U R S
për pranimin e nxënësve në konviktet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026
Në vitin shkollor 2025/2026, në konviktet publike do të pranohen për akomodim dhe ushqim nxënës të shkollave të mesme, edhe atë:
KONVIKTI |
KOMUNA |
Numri i përgjithshëm i shtretërve |
"Mirka Ginova" |
Manastir |
295 |
“Lazar Lazarevski” |
Veles |
221 |
“Branko Stanoeviq” |
Gostivar |
250 |
“Krste P. Misirkov” |
Kavadar |
100 |
“Prof. Mijalkoviq” |
Kumanovë |
120 |
"Boro Menkov" |
Kriva Pallankë |
60 |
“Sh. Naum Ohridski” |
Makedonski Brod |
50 |
“Vanço Pitosheski” |
Ohër |
125 |
“Koço Racin” |
Sveti Nikollë |
106 |
“Dimitar Vllahov” |
Strumicë |
96 |
“Braqa Milladinovci” |
Strugë |
120 |
“Zdravlo Cvetkovski” |
Shkup |
405 |
“D-r Pançe Karagjozov” |
Shkup |
103 |
“Sh. Naum Ohridski” |
Shkup |
36 |
“Dimitar Vllahov” ЗРО |
Shkup |
80 |
“Partenija Zografski” |
Shkup |
190 |
“Iskra” |
Shtip |
70 |
I. KUSHTET PËR PRANIM
Të drejtën e pranimit në konviktet publike kanë nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:
1. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2025/2026
2. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
3. Të jenë të regjistruar në planin dhe programin mësimor të cilët nuk janë të përfaqësuara në komunën/rajonin, gjegjësisht Qytetin e Shkupit ku nxënësi ka vendbanim të përhershëm;
4. Shkolla në të cilën është regjistruar nxënësi të jetë së paku 25 km larg vendbanimit të përhershëm dhe të ketë transport publik të organizuar;
5. Shkolla në të cilën është regjistruar nxënësi të jetë të paktën 10 km larg vendbanimit të përhershëm dhe nuk ka transport publik të organizuar.
I. 1. Të drejtën e pranimit në konviktet publike e kanë nxënësit të regjistruar në Akademinë Sportive në Shkup, të cilët i plotësojnë kushtet në vijim:
1. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në Akademinë Sportive në vitin shkollor 2025/2026;
2. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
3. Të jenë me vendbanim të ndryshëm nga vendi ku ndodhet Akademia Sportive edhe nëse në komunën/rajonin ku banon nxënësi nuk realizohet plan mësimor për sport për të cilat nxënësi është i regjistruar.
Nxënësit të cilët kanë vendbanim të ndryshëm nga vendi ku ndodhet Akademia Sportive dhe nëse në vendin ku banon nxënësi realizohet plan mësimor për sport për të cilat nxënësi është i regjistruar mund të konkurrojnë nëse:
- nxënësi ka nevojë për stërvitje në sportin e zgjedhur, për të cilin dorëzon vërtetim nga akademia sportive në të cilën është regjistruar;
- nxënësi është anëtar i ekipit nacional sportiv në sportin e zgjedhur për të cilin dorëzon vërtetim nga ekipi nacional sportiv në të cilin është anëtar, dhe/ose;
- prindi, gjegjësisht kujdestari gjatë shkollimit të nxënësit ka ndërruar vendbanimin gjegjësisht, vendqëndrimin, për të cilin dorëzon dëshmi përkatëse nga organi kompetent i administratës.
I. 2. Të drejtë të pranimit në konviktet publike të nxënësve kanë nxënësit e regjistruar në Gjimnazin Matematikë-Informatikë, të cilët plotësojnë këto kushte:
1. Të regjistrohen si nxënës të rregullt në Gjimnazin Matematikë-Informatikë në vitin shkollor 2025/2026;
2. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
3. Të ketë vendbanim të ndryshëm nga vendi ku ndodhet Gjimnazi Matematikë-Informatikë.
II. MËNYRA DHE AFATI I KONKURRIMIT
Nxënësıt të cilët aplikojnë për Konkursin duhet të plotësojnë aplikim elektronik në internet portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk ose drejtpërdrejtë të dorëzojnë aplikimin në formë letre deri te konvikti.
Afati i regjistrimit i nxënësve të regjistruar në vitin I, II, III dhe IV fillon më 25.06.2025 dhe zgjat deri më 10.07.2025.
Pas publikimit të listave me nxënësit e reanguar sipas konvikteve, nxënësit kanë të drejtën e parashtrimit të kundërshtim në afat prej 3 ditëve i cili dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Nëse kapacitetet akomoduese në konvikt të caktuar mbeten të paplotësuara, aplikimi do të jetë aktiv nga data 29.07.2025 deri sa të ketë vende të lira, për të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës në ueb faqen e saj vazhdimisht do të publikojë listat e nxënësve të pranuar në konvikte.
III. DOKUMENTET E NEVOJSHME
1. Kërkesë për akomodim në konvikt
2. Vërtetim nga shkolla e mesme se është nxënës i/e rregull/ Vërtetim se nxënësi është i pranuar në vinin e I;
3. Kopje të dëftesave për arsimin e përfunduar nga vitet e mëparshme shkollore (nxënësit të cilët regjistrohen për herë të parë në arsimin e mesëm të obliguar, dorëzojnë kopje të dëftesave nga klasa e VI, VII, VIII и IX)
4. Deklaratë nga prindi-kujdestari i nxënësit për numrin e anëtarëve të familjes
5. Vërtetime për të gjitha të ardhurat e realizuara të anëtarëve të familjes (vërtetim për pagesën e fundit të neto pagës mujore, çekun e fundit të pensionit ose Aktvendim për realizimin e të drejtës për shfrytëzimin e ndihmës sociale), certifikatë për prindin e vdekur, nëse prindërit janë të papunë të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia për Punësim; Vërtetim për vëlla/motër (nëse është nxënës/student dorëzohet vërtetim nga shkolla/fakulteti, nëqoftëse janë të punësuar dorëzohet vërtetim nga Agjencia për Punësim nga Komuna kompetente, për moshën parashkollore dorëzohet kopje nga certifikata e lindjes.
6. Vërtetim mjekësor nga mjeku amë për gjendjen shëndetësore të nxënësit
7. Deklaratë nga prindi-kujdestari i nxënësit se do të mbulojë plotësisht shpenzimet për dëm eventual të shkaktuar nga nxënësi, dhe
8. Ministria e Arsimit dhe Shkencës sipas detyrës zyrtare ofron të dhëna për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria për Punë të Brendshme.
Dokumentet-formularët e nevojshme për pjesëmarrje në Konkursin, kandidatët mund t’i marrin në konviktet publike dhe në ueb faqen zyrtare www.mon.gov.mk ku është shpallur Konkursi.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes detyrës zyrtare, siguron të dhëna për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
IV. MËNYRA DHE PROCEDURA PËR PRANIM
Mënyra dhe procedura e pranimit të nxënësve në konviktet publike, si dhe kushtet e akomodimit dhe ushqimit janë të rregullohen në pajtim me Ligjin për Standardin e Nxënësve dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet publike.
Komisioni nga neni 10 paragrafit 2 të rregullores së lartshënuar është i obliguar që të:
- të kontrollojë dokumentacionin e dorëzuar
- të përcaktojë listën e nxënësve të pranuar në konvikte;
- të shqyrtojë ankesat
- të përcaktojë listë përfundimtare të nxënësve të pranuar në konvikte
- të përcaktojë nëse planet - programet mësimore në të cilat është regjistruar nxënësi-kandidati mësohen në komunë, përkatësisht në rajonin prej nga vjen nxënësi-kandidati (me përjashtim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore);
- të përgatisë listën e renditjes së kandidatëve të regjistruar me pikë të llogaritura saktë (me përjashtim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore), ku numri maksimal i pikëve të jetë 100. nga të cilat kandidati mund të arrijë maksimumin 40 pikë për suksesin e përgjithshëm të arritur, të deklaruar në dëftesat e viteve të kaluara shkollore (për nxënësit nga viti I merret suksesi i arritur nga klasa VI, VII, VIII dhe IX), deri në 25 pikë për distancën nga vendbanimi deri në vendin e shkollimit, deri në 10 pikë për sjelljen shembullore të kandidatit nga vitet e mëparshme shkollore, deri në 25 pikë për të ardhurat e realizuara nga familja e ngushtë të kandidatit (pagesa e fundit për pagën mujore, pensioni ose ndihma sociale e prindërve-kujdestarë të kandidatit dhe të ngjashme, në raport me pagesën mesatare të neto pagës mujore për punonjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për tre muajt e fundit të përcaktuar nga Enti Shtetëror i Statistikës);
- të përgatisë dhe të dorëzojë deri te ministri listën përfundimtare të nxënësve të pranuar
Lista e nxënësve të pranuar do të publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe në tabelën e shpalljeve të konviktit, më së voni deri më 28.07.2025.
Nxënësit të cilët do të pranohen për akomodim dhe ushqim në konvikt, vetë do të mbulojnë shpenzimet e transportit nga-në vendbanimin e tyre të përhershëm.
Nëqoftëse vendet e parapara nga viti i II, viti i III, ose viti i IV-të nuk plotësohen me nxënës të vitit përkatës, të njejtat vende mund të plotësohen me nxënës nga viti I nëse i plotësojnë kushtet e këtij Konkursi, dhe anasjelltas nëse vendet e parapara nga viti i I nuk mbushen me nxënës, mund të plotësohen me nxënës nga viti II, viti III ose viti IV nëse plotësojnë kushtet e këtij Konkursi.
Nëqoftëse nuk plotësohen vendet e lira në konviktet publike edhe për arsye ekonomike, Konkursi mbetet i hapur për plotësimin e vendeve të lira me nxënës në përputhje me Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e pranimit të studentëve në konviktet shtetërore të studentëve („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 89/13 dhe 98/13).
Akomodimi i nxënësve të pranuar fillon nga data 29 gusht 2025.
Dokumentet e nevojshme:
-Kërkesë
-Deklaratë për numrin e anëtarëve të familjes
-Deklaratë për shlyerjen e shpenzimeve