Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS për ndarjen e mjeteve për hulumtues shkencorë vendor për qëndrime studimore jashtë vendit për vitin 2025

KONKURS për ndarjen e mjeteve për hulumtues shkencorë vendor për qëndrime studimore jashtë vendit për vitin 2025

 

Në bazë të nenit 50 paragrafit 1 të Ligjit për Veprimtarinë  Kërkimore-Shkencore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16 2016 dhe “Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 257/20, 163/21, 253/24)neni 2 dhe 9 të Rregullores për mënyrën e financimit të organizimit të tubimeve shkencore dhe pjesëmarrjes së hulumtuesve shkencorë vendor në tubimet shkencore ndërkombëtare dhe qëndrime studimore jashtë vendit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut " nr. 156/19 dhe nr. 88/21) si dhe Aktvendimit për  shpalljen  e Konkursit për ndarjen e mjeteve për hulumtues shkencorë vendor për qëndrime studimore jashtë vendit për vitin 2025 me nr. 15-4415/2 , Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

 

K O N K U R S

për ndarjen e mjeteve për  hulumtues shkencorë vendor për qëndrime studimore jashtë vendit për vitin 2025

 

 

1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs publik për ndarjen e mjeteve për pjesëmarrje të  hulumtuesve  shkencorë vendor për qëndrime studimore jashtë vendit për vitin 2025.

2. Të drejtën e parashtrimit të fletëparaqitjes për ndarjen e mjeteve financiare për pjesëmarrjen e hulumtuesve shkencorë vendor për qëndrime studimore jashtë vendit kanë subjektet të cilët kryejnë veprimtari kërkimore - shkencore: universitete shtetërore dhe universitete private - në njësitë e tyre të orientuar në shkencë (institutet shkencore) dhe në njësit të orientuara në arsim  bazuar në shkencë (fakultete), ASHAM, institucione të pavarura shtetërore të arsimit të lartë, institucione të pavarura private të arsimit të lartë, institucione shkencore publike, institucione shkencore të përziera, institucione shkencore private dhe hulumtues të  pavarur (të regjistrua në Regjistrin e subjekteve për realizimin e veprimtarisë kërkimore - shkencore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës).

3Fletëparaqitjen me dokumentacionin shoqërues e dorëzon subjekti i cili kryen veprimtari kërkimore - shkencore.

4. Dokumentet e nevojshme për aplikim në Konkurs janë:

 

·         fletëparaqitje  e plotësuar

·         program për publikimin e qëndrimit studimor jashtë vendit;

·         dëshmi me shkrim nga institucioni ku do të qëndrojë, se e pranon kandidatin për qëndrim studimor jashtë vendit;

·         pëlqim nga institucioni ku është i punësuar kandidati për qëndrimin studimor jashtë vendit,

·         vërtetim për lartësinë e shpenzimeve të udhëtimit.

·         deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale

 

5. Hulumtuesi shkencor vendor është i detyruar të dorëzojë dokumentacionin e  kërkuar në përputhje me pikën 4 të këtij Konkursi

 

6. Mjetet e ndara për pjesëmarrje hulumtuesve shkencorë vendor për qëndrime studimore jashtë vendit përllogariten në varësi të lartësisë së mjeteve për shpenzimet e udhëtimit dhe mjeteve të disponueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin vijues.

 

Hulumtuesit shkencorë vendor të cilët morën pjesë në qëndrim studimor jashtë vendit pajtohen:

 

- të jenë të regjistruar (para dorëzimit të fletëparaqitjes) në sistemin informativ kombëtar E-CRIS.MK për veprimtari hulumtues në Republikën e Maqedonisë së Veriut me profil aktiv dhe të përditësuar;

Linku për E-CRIS.MK: https://cris.cobiss.net/ecris/mk/mk

 

 

7. Aplikimet dhe dokumentet e renditura në pikat 4 dhe 5 të këtij Konkursi përfundimisht deri më 31.10.2025 dorëzohen në adresën e mëposhtme ose në arkivin

 

 

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Sektori i  Shkencës dhe Inovacionit
 Bul. "Shën Kirili dhe Metodi ”nr. 54
 1000 Shkup

 

Informatat  më të hollësishme  në lidhje me  Konkursin  mund të merren në Ministrinë e  Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kontakt personi:

Rejhane Ismaili, zyra numër 1408

[ Friday, March 14, 2025 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar