Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS për ndarjen e mjeteve, për pjesëmarrje të hulumtuesve shkencor vendor në tubimet shkencore ndërkombëtare për vitin 2025

KONKURS për ndarjen e mjeteve, për pjesëmarrje të hulumtuesve shkencor vendor në tubimet shkencore ndërkombëtare për vitin 2025

 

Në bazë të nenit 50 paragrafit 1 dhe 5 dhe nenit 52-a paragrafit 3 të Ligjit për Veprimtari  Kërkimore-Shkencore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16, 53/16, 257/2020, 163/2021, 64/2024 dhe 253/24) neni 2 të Rregullores për mënyrën e financimit të organizimit të tubimeve shkencore dhe pjesëmarrjes së hulumtuesve shkencorë vendor në tubimet shkencore ndërkombëtare dhe qëndrimet studimore  jashtë vendit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut " nr. 156/19 dhe nr. 88/21) si dhe Aktvendimit për  shpalljen  e Konkursit për ndarjen e mjeteve për pjesëmarrjen e hulumtuesve shkencor vendor në tubimet shkencore ndërkombëtare për vitin 2025 nr. 15-4414/1 të datës 13.03.2025 dhe Planit financiar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2025, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

 

        KONKURS

për ndarjen e mjeteve, për pjesëmarrje të  hulumtuesve shkencor vendor në tubimet  shkencore ndërkombëtare për vitin 2025

 

 

1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs publik për ndarjen e mjeteve për pjesëmarrje të  hulumtuesve  shkencor vendor  në tubimet shkencore ndërkombëtare për vitin 2025.

2. Të drejtë parashtrimi të Fletëparaqitjes për ndarjen e mjeteve financiare për pjesëmarrjen e hulumtuesve shkencorë vendor në tubimet shkencore ndërkombëtare kanë subjektet që kryejnë kërkime shkencore: universitete publike dhe universitete private - në njësitë e tyre të orientuar në shkencë (institutet shkencore) dhe njësit të orientuara në arsim  bazuar në shkencë (fakultete), ASHAM, institucione shtetërore të pavarura të arsimit të lartë, institucione të pavarura private të arsimit të lartë,institucione shkencore publike, institucione shkencore të përziera, institucione shkencore private dhe hulumtues të  pavarur ( të regjistrua në Regjistrin e subjekteve për realizimin e veprimtarisë kërkimore - shkencore në kuadër të  Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës).

3. Kërkesën me dokumentacionin shoqërues e dorëzon subjekti që kryen veprimtari kërkimore – shkencore.

4. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim në Konkurs janë :

                          Kërkesë  e plotësur;    

    • Dëshmi që punimi është pranuar për prezantim me gojë ose me shkrim (poster) nga organizatori i tubimit shkencor ndërkombëtar;
    • Pëlqimi nga institucioni ku kandidati është i punësuar për pjesëmarrje në takimin shkencor ndërkombëtar;
    • Vërtetim për lartësinë e shpenzimeve të udhëtimit;  
    • Vërtetim për lartësinë e kotizimit;
    • Abstrakt i punimit shkencor ( linku nga punimi i publikuar );
    • Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale

 

5. Hulumtuesi  shkencor vendor është i detyruar të dorëzojë dokumentacionin e  kërkuar në përputhje me pikën 4 të këtij Konkursi;

6. Mjetet të cilat ndahen për pjesëmarrjen e hulumtuesve  shkencor vendor në tubimet shkencore ndërkombëtare përllogariten varësisht lartësisë  së tarifës për regjistrim , lartësisë  së shpenzimeve të udhëtimit dhe mjeteve  të disponueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin vijues.

 

Hulumtuesit shkencorë vendor të cilët marrin pjesë në tubimet shkencore ndërkombëtare dakordohen që :

 

- të regjistrohen (para se të parashtrohet fletëparaqitja ) në sistemin kombëtar E-CRIS.МК për veprimtari kërkimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut me profil aktiv dhe të përditësuar;

- të publikojnë punimin shkencor ( të printuar ose origjinal sipas rregullave të tubimit shkencor ndërkombëtar) para se të parashtrohet fletëparaqitja, në  repozitoriumin e fakultetit amë/institucionin shkencor/universitet.Nëse institucioni nuk ka repozitorium, atëherë hulumtuesit punimin mund ta publikojnë në ueb platformat tjera  (ResearchGate  etj) ose revista.

Linku në E-CRIS.MK: https://cris.cobiss.net/ecris/mk/mk

Kërkesa dhe dokumentacioni i  shënuara  në pikën 4 të këtij Konkursi përfundimisht deri më  31.10.2025, dorëzohen në adresën në vazhdim  ose në arkivin:

                                           

 

      MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Sektori -  Shkencë dhe Inovacion
 Blv. "Shën Qirili dhe Metodi ”nr. 54
 1000 Shkup

 

Informacionet  më të hollësishme  në lidhje me  Konkursin  mund të merren në Ministrinë e  Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kontakt personi: Edmond Metaj, zyra numër  1408.

[ Friday, March 14, 2025 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar