Në bazë të nenit 24-a të Ligjit për Аrsimin e Мesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/03/05, 65/05/05, 65/05 , 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 118/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 135/14, 135/15, 15, 14 30/16, 127/16, 67/17, 64/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 229/20) dhe Rregulloren për mënyrën dhe kriteret më të përafërta të organizimit dhe zhvillimit të garave të nxënësve në lëndë të caktuara në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror në arsimin e mesëm, nr.19-2249/1 të datës 05.03.2013, nr.20-2928/1 të datës 02.03.2017, nr.13-5583/1 të datës 29.03.2021, nr.13-5583/2 të datës 31.03.2021 nr.12-3710/1 të datës 29.03.2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
THIRRJE PUBLIKE
për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve për organizimin e garave të nxënësve në lëndë të caktuara në arsimin e mesëm
Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Thirrje Publike për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve për organizimin e garave të nxënësve në lëndë të caktuara në arsimin e mesëm.
Me këtë Thirrje Publike të drejtë pjesëmarrje kanë shoqatat e mësimdhënësve që janë të regjistruar si shoqatë të paktën tre vite deri në ditën kur parashtrojnë fletëparaqitje për organizimin e garave dhe të sigurojnë organizimin e garave në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët mësimore.
Me parashtrimin e kërkesës për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve për organizimin e garave për nxënësit të arsimit të mesëm, shoqatat e mësimdhënësve duhet të dorëzojnë:
1. Dokument për regjistrimin e veprimtarisë nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut
2. Gjendja aktuale e shoqatës së mësimdhënësve e lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut
3. Bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit të shoqatës së mësimdhënësve të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
4. Statuti i shoqatës së mësimdhënësve,
5. Rregullorja për organizimin e garave të shoqatës së mësimdhënësve,
6. Kalendar tre vjeçar për zbatimin e garave për nxënësit në shkollat e mesme, në të cilat do të përmbajë lëndët mësimore, periudhën kohore për realizimin e garave dhe mësimdhënësve përgjegjës që do të përfshihen në organizimin dhe realizimin e garave.
Nëse në Thirrjen Publike paraqiten dy ose më shumë shoqata që plotësojnë kushtet konform nenit 24-a të Ligjit për Arsimin e Mesëm, Komisioni për Akreditimin e Shoqatave të Mësimdhënësve vendos në bazë të kritereve shtesë, përkatësisht:
-numri i mësimdhënësve që janë anëtarë të shoqatës,
-numri i mësimdhënësve nga shoqata që kanë marrë pjesë si mentorë në gara/olimpiada ndërkombëtare dhe
-çmimet e fituara për vendet e fituara në gara/olimpiada ndërkombëtare ku mentorë ishin mësimdhënësit nga shoqata.
Shoqatat e interesuara, dokumentacioni i të cilave nuk do të jetë i kompletuar ose nuk do të dorëzohet në kohë, nuk do të merren parasysh gjatë procesit të shqyrtimit dhe akreditimit të mëtejshëm.
Për organizimin e garave akreditohet nga një shoqatë e mësimdhënësve ose Lidhje e shoqatave për një lëndë mësimore të caktuar, gjegjësisht lëmi për periudhë trevjeçare të llogaritur nga data e lëshimit të Aktvendimit të akreditimit.
Shoqatat e akredituara të mësimdhënësve përkatësisht Lidhjes së shoqatave me rregullore për organizimin e garave do të rregullojnë mënyrën e organizimit, si dhe garat e nxënësve t`i organizojë përmes mësimdhënësve që realizojnë lëndë të veçantë, lëndë apo fushë përkatëse, si dhe të sigurojë organizimin e garave në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët mësimore, me përjashtim të garave në gjuhë dhe letërsi maqedonase, gjuhë dhe letërsi shqipe, gjuhë dhe letërsi turke dhe gjuhë dhe letërsi serbe.
Shoqata e akredituar e mësimdhënësve çdo vit në faqen zyrtare të saj i publikon pyetjet, detyrat dhe/ose temat e përdorura gjatë garave të zhvilluara të nxënësve në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror në garat e vitit të kaluar, të cilat duhet të përkthehen në të gjitha gjuhët mësimore.
Pjesëmarrja e nxënësve në garat për lëndë të caktuar në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror në arsimin e mesëm është vullnetare dhe falas,gjegjësisht nuk paguhet shtesë nga prindërit/kujdestarët e nxënësve.
Shoqata e mësimdhënësve ose Lidhja e shoqatave mund të lëshoj vetëm një diplomë për vendit të parë, të dytë ose të tretë të fituar nxënësit i cili ka marrë pjesë në garën shtetërore në lëndën mësimore të veçantë, lëndën apo fushën përkatëse, lëvdatë nga mësimdhënësi-mentori, dhe për pjesëmarrësit tjerë mund të lëshoj certifikatë për pjesëmarrje në garë.
Të drejtën për pjesëmarrje në këtë Thirrje publike e kanë Shoqatat e mësimdhënësve dhe Lidhjet e Shoqatave të mësimdhënësve për:
Lëndët e arsimit të përgjithshëm për arsimin e mesëm - gjimnaz dhe arsimin profesional:
-Gjuhë dhe letërsi shqipe
-Gjuhë dhe letërsi turke
- Gjuhë ruse
-Gjuhë dhe letërsi serbe
- Sociologji
-Arsim qytetar
- Biznes dhe sipërmarrje
- Biznes
- Sportet dhe aktivitetet sportive
- Art figurativ
- Pedagogji
- Psikologji
- Hyrje në drejtësi
- Menaxhment
- Logjikë
- Etikë
- Ekonomi.
Lëndët profesionale nga sektorët në vazhdim
- Ndërtim dhe gjeodezi
- Gjeologji, xehetari dhe metalurgji
- Grafikë
- Ekonomia, e drejta dhe tregtia
- Mbrojtja shëndetësore dhe sociale
- Shërbime personale dhe shërbime të tjera
- Tekstil, lëkurë dhe produkte të ngjashme
- Hotelieri dhe turizëm
-Pylltari dhe përpunimi i drurit
- Sport dhe rekreacion
- Art.
Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në afat prej 15 ditëve nga dita e shpalljes së kësaj Thirrje Publike në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Rr.Shën Qirili dhe Metodi” nr. 54 Shkup