Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska, Bytyqi dhe Bekteshi në takim me grupin e punës: Me specializim inteligjent, krijojmë ekonomi gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme

Carovska, Bytyqi dhe Bekteshi në takim me grupin e punës: Me specializim inteligjent, krijojmë ekonomi gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme

 

Carovska, Bytyqi dhe Bekteshi në takim me grupin e punës: Me specializim inteligjent, krijojmë ekonomi gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe përfaqësues të Shoqatës Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar, sot mbajtën takim me grupin e punuës për zhvillim të strategjisë për specializimin inteligjent  e cila ka për qëllim të krijojë ekonomi gjithëpërfshirëse të qëndrueshme në Maqedoninë e Veriut.

Specializimi inteligjent paraqet qasje në transformimin e integruar ekonomik e cila bazohet në specializim, respektivisht në përdorimin e potencialeve ekzistuese në ekonomi (biznesi), inovacionet dhe shkenca.

Implementimi i këtij procesi nënkupton zhvillimin e strategjive për arsim dhe zhvillimin e aftësive për inovacione që duhet të përshtaten me nevojat reale të tregut të punës, por edhe në konkurrencën dhe në zhvillimin rajonal.

Zhvillimi i kësaj strategjie në të cilën përfshihen të gjithë partnerët e rëndësishëm si institucionet shtetërore, ndërmarrjet, si dhe institucionet shkencore, duhet t`i përcaktojnë fushat në të cilat shteti do t`i përqendrojë inovacionet e veta që janë me rëndësi thelbësore për krijimin e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe prosperitet më të madh të qytetarëve.

[ Wednesday, October 14, 2020 ] [ 43 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar