Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në ngjarjen - arsimi i bashkësive më të vogla etnike: Mësimdhënësit janë më të rëndësishëm në përcjelljen e njohurive tek nxënësit

Carovska në ngjarjen - arsimi i bashkësive më të vogla etnike: Mësimdhënësit janë më të rëndësishëm në përcjelljen e njohurive tek nxënësit

 

Carovska në ngjarjen - arsimi i bashkësive më të vogla etnike: Mësimdhënësit janë më të rëndësishëm në përcjelljen e njohurive tek nxënësit

 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot u takua me mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave ku mësimi realizohet në gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive më të vogla etnike në vend.

 

Carovska gjatë fjalimit të saj e theksoi rëndësinë dhe rolin e mësimdhënësve në procesin arsimor, por edhe në zhvillimin e fëmijëve.

 

Ministrja theksoi se mësimdhënësit, pavarësisht cilës bashkësi etnike i takojnë, janë më të rëndësishëm në këto procese dhe janë lidhja kyçe në përcjelljen e njohurive të nxënësve.

 

„Vendi ynë është i bukur sepse është plot diversitete, të cilat krijojnë një tërësi. Besoj në barazi dhe përcaktimi im personal dhe angazhimi im është që çdo vajzë dhe djalë, pa dallim se ku jeton, përmes sistemit arsimor, të ndërtohet në personalitet që i respekton dhe përkujdeset për të drejtat civile, tolerancën dhe diversitetet. Çdo fëmijë, së pari duhet të shkollohet, të fitojë njohuri elementare, që gjatë jetës kur do të rritet të aftësohet të jetë konkurrent dhe t`i përgjigjet tregut të punës, por para së gjithash më e rëndësishme është të arsimohet dhe edukohet në frymën e tolerancës dhe multikulturalizmit. Prandaj ju mësimdhënësit dini si t`ua përcjellni njohuritë dhe vlerat e vërteta të nxënësve tuaj ", tha Carovska.

 

Ministrja theksoi se ky vit shkollor është më ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemisë, megjithatë mësimi online dhe mësimi me prani fizike për fëmijët nga klasa 1 deri në klasën e 3 po realizohet me sukses ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit janë të kënaqur nga modeli i ofruar.

 

"Me përkushtim të madh të drejtorëve dhe mësimdhënësve  në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër arritëm të organizojmë mësimin në kohë pandemie. Zhvillimi i mësimit të rregullt është në interes të nxënësve dhe zhvillimit të tyre. Prandaj, e domosdoshme është që të sigurohen të gjitha kushtet për zhvillimin e pandërprerë të procesit arsimor dhe së bashku të tejkalohen sfidat siç janë  lidhja stabile e internetit dhe pajisjet IT ku MASH-i është në komunikim të vazhdueshëm me pushtetin lokal.

 

"Gjithashtu ju bëj thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve të cilët e bojkotojnë mësimin të fillojnë menjëherë me mësimin online , sepse çdo orë e humbur është drejtpërdrejtë në dëm të fëmijëve dhe zhvillimit të tyre," tha Carovska.

 

Drejtoresha ekzekutive e FSHHM Fani Karanfillova-Panovska theksoi se projekti ofron gjithsej 600bursa për nxënësit e shkollave fillore nga familjet më të varfra rome, ndërsa në rrjedhë është  fushata e përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e titulluar " Shkronje pas shkronje shkruaje të ardhmen tënde" e bindur se nuk do të lejojmë asnjë fëmijë të mbetet jashtë sistemit arsimor.

“ Gjatë dy viteve të fundit përmes projektit - arsimi i bashkësive më të vogla etnike, për projekte nëpër shkolla investuam 250,000 USD për projekte teknike dhe materiale didaktike si dhe mjete plotësuese për trajnime dhe mbështetje  të mësimdhënësve , lektura, doracakë dhe materiale të  tjera në këto gjuhë mësimore. Besojmë se mbështetja jonë do të përmirësojë kushtet për mësim si dhe të mësuarit e gjuhëve të bashkësive më të vogla etnike ku  do të kontribuojë në arsimimin e tyre më cilësor.

 

Gjithmonë jemi përpjekur sipas mundësive tona ti përgjigjemi edhe sfidave aktuale në arsim, prandaj na gëzon fakti që kemi arritur të sigurojmë 350 tabletë dhe internet kartela  për nxënësit e këtyre shkollave të cilët vijnë nga familjet më të rrezikuara sociale në mënyrë që edhe ata të  mund të ndjekin mësimin online” theksoi Karanfillova- Panovska.

 

Ngjarja ishte organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit si pjesë e projektit “ Arsimi i bashkësive më të vogla etnike” ku bartës është Fondi Shoqëri e Hapur - Maqedoni.

Përveç ministres Carovska në këtë ngjarje diskutuan edhe drejtoresha ekzekutive e FSHHM Fani Karanfillova - Panovska, Suzana Kiranxhiska, drjetoresha ekzekutive e Fondacionit “ Hap pas hapi”, David Frost profesor në kolegjin Vollfson në Universitetin e Kembrixhit, profesorë të tjerë, mësimdhënës të grupeve klasore si dhe drejtor të shkollave. 

 

 

[ Wednesday, October 7, 2020 ] [ 103 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar