Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska dhe Shilegov në takim me kryetarët e komunave, përgatitjet po intensifikohen për fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor

Carovska dhe Shilegov në takim me kryetarët e komunave, përgatitjet po intensifikohen për fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor

 

Carovska dhe Shilegov në takim me kryetarët e komunave, përgatitjet po intensifikohen për fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor

 

Përgatitjet po intensifikohen për fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor 2020/2021, të cilat në sipas vendimit të Qeverisë duhet të filloj më 1 tetor. Prandaj u organizua,  edhe takimi i sotëm i ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe kryetarit të Komunës së Qytetit të Shkupit, gjithashtu edhe kryetar i BNJVL-së Petre Shilegov me kryetarët e të gjitha komunave tjera.

 “Plani për fillimin e vitit shkollor, të cilin e miratoi Qeveria para disa ditëve ka përjashtime dhe mundësi për fleksibilitet dhe kombinim të mësimit, sepse në disa momente kushtet e diktojnë atë, ndërsa do të varet nga gjendja shëndetësore e mësimdhënësve dhe nxënësve. Me kryetarët e komunave diskutuam për përgatitjet e tyre sesi të gjithë bashkërisht me mësimdhënësit dhe shërbimin profesional në shkolla, drejtorët, prindërit dhe nxënësit të organizojmë mësim cilësor edhe në kushte të pandemisë. Ky është proces dinamik i cili domosdoshmërish do të zbatohet në të njëjtën mënyrë prej fillimit deri në përfundimin e vitit shkollor, për shkak se në momente të caktuara gjendja epidemiologjike do të ndryshojë dhe vendimet do të ndryshohen, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Unë konsideroj se nuk duhet të jemi të përjashtuar në pozicione, si në shëndetësi, në arsim, por duhet të arrijmë një marrëdhënie midis këtyre dy të drejtave që i kanë fëmijët, si dhe të njëjtën  ta mbrojmë  shëndetin e tyre dhe në përgjithësi shëndetin e popullatës nga ana tjetër të ofrojmë mësim që do të zhvillohet në këtë vit dhe i cili do të ofrojë cilësi.

Pikërisht për këtë, Byroja e Arsimit vendos sesi do të kryhet vlerësimi, vërtetimi i njohurive të fituara edhe me mësim on-llajn edhe me mësim me prani fizike”, tha Carovska.

Kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, tha se komunat, në kuadër të mundësive materiale dhe teknike me të cilat disponon, duhet të sigurojnë fillim optimal të vitit shkollor, duke respektuar Planin dhe protokollet. 

"Sot po diskutojmë për çështje mjaft serioze dhe komplekse, është fillim i suksesshëm i vitit shkollor në kushte pandemie. Themi komplekse, sepse jo të gjitha komunat kanë kushte të barabarta teknike dhe epidemiologjike për fillimin e vitit shkollor. Nga ana tjetër, në vetë komunat jo gjithkund kushtet në shkolla barazohen, me qëllim të vitit të ri shkollor me 1 Tetor me plotësimin e tërësishëm të Planit dhe protokolleve.

Sepse çështjet komplekse mundemi t’i sqarojmë, të gjitha paqartësitë të cilat i kemi ne si komunë dhe themelues i shkollave nga ana tjetër dhe MASH, si organizator i procesit arsimor, nga ana tjetër me qëllim që në kushte të jashtëzakonshme të gjejmë gjëra të mira nuk mund të them si zgjidhje e përkryer, për fillimin e vitit të ri shkollor dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e komunave që i disponojnë, ndërsa para së gjithash kanë të bëjnë mundësimin dhe respektimin e protokolleve për të siguruar shëndetin e fëmijëve” u shpreh Shilegov.

 

Institucionet e sistemit të udhëhequra nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës tanimë kanë miratuar Planin dhe protokollet për fillimin e vitit të ri shkollor i cili do të realizohet përmes modelit të kombinuar, përkatësisht mësimin në distancë me dy përjashtime. Mësimi me prani fizike mund ta ndjekin nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën në të gjitha komunat, si dhe nxënësit e atyre shkollave fillore dhe të mesme që i plotësojnë kushtet e shënuara në protokolle dhe gjenden në komuna ku e lejon gjendja epidemiologjike. Mirëpo, vendimi përfundimtar do të varet nga prindërit / kujdestarët e vetë nxënësve të cilët duhet të vendosin se si fëmiu i tyre do të ndjekë mësimin.

 

[ Friday, September 4, 2020 ] [ 154 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar