Mr. Aneta Tërpevska e lindur më 28 dhjetor 1979 në Shkup.
E diplomuar në Fakultetin Juridik “ Justiniani i Parë” në Universitetin “ Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup.
Si bursistë i Qeverisë studimet pasdiplomike në fushën e të drejtës së Bashkimit Europian, i përfundon në Fakultetin Juridik në Universitetin e Parë Privat “ Fon”- Shkup.
Karrierën e filloi në muajin gusht të vitit 2002në Sektorin e atëhershëm për Integrime Europiane (sot Sekretariati për Çështje Europiane) angazhuar përmes projektit të financuar nga programi PHARE.
Nga muaji shtator i vitit 2003 është në marrëdhënie të rregullt pune në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si udhëheqëse e Njësisë për Integrime Europiane, ndërsa më vonë këshilltarë shtetëror për Integrime Europiane.
Në periudhën korrik 2017 deri në prill 2018 ishte emëruar Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Tërpevska ka përvojë pune shumëvjeçare në fushën e procesit të Integrimeve Europiane, krijimit dhe zbatimit të politikave në arsim dhe shkencë, përgatitjen dhe monitorimin e zbatimit të akteve ligjore në këtë fushë.Ajo gjithashtu ka ndjekur trajnime të ofruara dhe të financuara nga Komisioni Europian, në lidhje me procesin e negociatave me Bashkimin Europian, menaxhimin e projekteve, politikëbërjen etj.
Mr. Aneta Tërpevska në mënyrë aktive shërbehet me Gjuhën angleze (IELTS Academic B2) Gjuhën gjermane (Deutsch als Fremdsprache B1) si dhe Gjuhën italiane ndërsa në vitin 2016 është fitues i bursës për avancimin e Gjuhës dhe kulturës Gjermane për nëpunës administrativ financuar nga instituti GETE dhe Zyra Federale për Punë të Jashtme, Gjermani.