Ministër i Arsimit dhe Shkencës

 

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

 

Vesna Janevska u lind më 27.06.1958 në Shkup.

 

E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku fitoi edhe titullin doktor i mjekësisë, specialist i patologjisë dhe doktor i shkencave.

Flet gjuhën Angleze.

 

Përvojë pune

 

Nga viti 2011 punon në Institutin e Patologjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup si specialist patolog dhe profesor ordinar.

Në periudhën 2011-2020 ka qenë menaxher për cilësi në Institutin e Patologjisë.

Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka qenë  deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Nga viti 2002 deri në vitin 2004 ka qenë shefe e Katedrës së Patologjisë.

Nga viti 2001 deri në vitin 2006  ka qenë docent, patolog specialist në Institutin e Patologjisë.

Nga viti 1992 deri në vitin 2001 ka qenë asistent dhe specialist i patologjisë në Institutin e Patologjisë.

Nga viti 1987 deri në vitin 1990 ka qenë doktor i specializimit në Qendrën mjekësore “Dr.Trifun Panovski” në Manastir.

Nga viti 1983 deri në vitin 1987 është mjek i praktikës së përgjithshme në Spitalin e Sëmundjeve Mendore në Demir Hisar.

 

Publikime

Prof. Dr. Vesna Janevska është autore dhe bashkautore e 114 punimeve profesionale dhe shkencore të botuara në revista ndërkombëtare dhe vendore, me recensione të publikuara në Buletinet e UKM-së dhe autore dhe bashkëautore e 120 punimeve profesionale dhe shkencore nga viti 2011-2022 të botuara në revista ndërkombëtare. dhe revista vendase ( mbikëqyrje e ResearchGate insight).

 

Projekte

"Skrining, diagnoza dhe ekzaminimi postmortem i displazive kongjenitale të skeletit";

 - "Krijimi i protokollit postoperativ diagnostik dhe terapeutik tek tumoret e gjëndrave të pështymës me shfrytëzimin e kritereve histopatologjike dhe radiologjike";

- "Evaluimi i efekteve të kimioterapisë në osteosarkoma"; 

- "Profili imunofenotipik dhe gjenetik i tumoreve të prostatës, kolorektalit, skeletit dhe sëmundjeve kronike mieloproliferative".

 

 

Anëtarësimi në shoqata dhe organizata në kuadër të fellës

Është anëtar e Odës Mjekësore të Maqedonisë, Konzullit për Sarkomën pranë Fakultetit të Mjekësisë, Shoqatës Patologjike Maqedonase, Shoqatës Patologjike Evropiane, Shoqatës Maqedonase për Shkenca Morfologjike dhe Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë.

 

Për punën e saj  mori mirënjohje nga Shoqata Mjekësore e Maqedonisë - Povellba "Dr. Trifun Panovski" për rezultate të jashtëzakonshme në avancimin e shkencës mjekësore, praktikës dhe zhvillimit të kujdesit shëndetësor.

 

 

[ 1498 ]