MISIONI: Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mision ta zhvillojë arsimin dhe sistemin edukativo- arsimor në Republikën e Maqedonisë, ta zhvillojë shkencën, arritjet shkencore dhe inovacionet përmes aplikimit të parimeve të cilësisë, ekonomizimit, përgjegjësisë qytetare dhe të lidhshmërisë me tregun e punës. Me zbatimin e këtyre parimeve do të mundësohet edhe pjesëmarrje e barabartë në Republikën e Maqedonisë në proceset integruese Evropiane arsimore, ekonomike dhe politike.
VIZIONI: Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vizion t’i promovojë vlerat dhe bazat në arsim cilësor dhe shkencë si çelës për përmirësimin e cilësisë të jetës në mbarë shoqërinë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës përcakton dhe vepron në realizimin e qëllimeve të cilësisë, në pajtim me postulatet themelore në vijim:
-Aspirimi për ngritjen e cilësisë së institucioneve arsimore dhe shkencore dhe ndërtim të mekanizmave për veprimin e tyre efektiv dhe efikas
-Zbatimi i të gjitha ndryshimeve pozitive në sferën arsimore dhe shkencore me qëllim të ulet papunësia dhe të gjenerohen kuadro cilësore
-Forcim dhe përparim në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit dhe shkencës
- Ngritja e nivelit të arsimit tek të rinjtë me theks të veçantë në rritjen e cilësisë së njohurive të tyre
-Mbështetja e barazisë arsimore, respektivisht arsimim për të gjithë qytetarët
-Zbatimi i konceptit për mësim dhe trajnim gjatë gjithë jetës
-Vendosja e lidhjes dinamike me tregun e punës dhe nevojat e ekonomisë
-Promovimi i shkrim leximit informatikë si një nga kompetencat kryesore për rritjen e efikasitetit të sistemit arsimor
-Përmirësimi i vazhdueshëm i Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë përmes përmirësimit të rregullt të proceseve, me qëllim që të plotësimin e kërkesave të palëve tona të interesuara dhe kërkesat e sistemit për cilësi.
-Mbajtja e ekipit të personelit të kualifikimit të lartë dhe të motivuar, mbajmë llogari për ruajtjen e ambientit të këndshëm krijues, me çka çdo ekzekutues është i vetëdijshëm për rëndësinë e veprimeve të tyre në lidhje me plotësimin e kërkesave të shfrytëzuesve të shërbimeve dhe prosperiteti i Ministrisë
-Zbatimi i procesit të hyrjes në krijimin dhe mirëmbajtjen e sistemit për udhëheqjen me cilësi përmes identifikimit, planifikimit, prezantimit, kontrollit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të të gjitha proceseve që kanë ndikim mbi cilësinë e shërbimeve të Ministrisë.