Në bazë të nenit 55 paragrafit (1) të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/ 11 dhe "Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/19, 110/19, 154/19 dhe 121/2024), ndrësa në lidhje me nenin 8 të Ligjit për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 61/04, 96/07, 156/09, 192/15, 209/18 dhe "Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 244/19, 53/21, 77/21, 150 /21, 173/22 dhe 170/2024) dhe neni 42 paragrafi 3 të Ligjit për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 254/24), ndërsa në përputhje me nenin 3 të Programit për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për financimin e projekteve investuese të komunave dhe komunave në qytetin e Shkupit për vitin 2025 të sjellura nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 50-1589/2 të datës 07.02.2025 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 27/25) ministrja e Arsimit dhe Shkencës solli:
Kriteret dhe procedurat për shpërndarjen e dotacioneve kapitale për projektet infrastrukturore të komunave dhe komunave në Qytetin e Shkupit në fushën e arsimit dhe shkencës për vitin 2025
Konform Programit për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për financimin e projekteve investuese të komunave dhe komunave në qytetin e Shkupit për vitin 2025 të sjellura nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, numër 50-1589/2 të datës 07.02.2025 dhe të përcaktuara, gjegjësisht mjete të planifikuara për këtë qëllim në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2025 në ndarjen 16001 Programi A - Decentralizim, në Nënprogramin AA Projektet e infrastrukturës në komunat, kategoria 48 - shpenzime kapitale, zëri 488 - dotacione kapitale deri te NJVL, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do tа realizojë shpërndarjen e këtyre dotacioneve kapitale për projekte infrastrukturore për komunat dhe komunat në qytetin e Shkupit për vitin 2025, në përputhje me Ligjin për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Ligjin për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.
I. KRITERET
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të realizojë shpërndarjen e dotacioneve kapitale për projektet infrastrukturore të komunave dhe komunave në Qytetin e Shkupit në fushën e arsimit dhe shkencës sipas kritereve në vazhdim:
- Popullsia rezidente në komunë konform regjistrimit të fundit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
- Dokumentacioni i plotë i projektuese, me të gjitha lejet dhe pëlqimet e nevojshme për fillimin e procedurës së prokurimit publik, me faturë të rishikuar jo më të vjetër se 12 muaj, me të cilën do të garantonte realizimin e pandërprerë të projekteve.
I. PROCEDURAT
Në pajtueshmëri me nenin 8 paragrafin (1) të Ligjit për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 61/04, 96/04, 67/07, 156/09, 47/ 11, 192/ 15, 209/18 dhe “Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 244/19, 53/21, 77/21, 150/21, 173/22 и 170/2024) me dotacione nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga buxhetet e mjeteve, sigurohen të hyra shtesë në buxhetin e komunës për financimin e kompetencave të saj të përcaktuara me ligj.
Në pajtueshmëri me nenin 8 paragrafin 3 të këtij Ligji, lloji, shuma dhe shpërndarja e dotacioneve sipas komunave janë pjesë përbërëse e Buxhetit të RMV-së dhe buxheteve të mjeteve.
Në përputhje me nenin 8 paragrafin 4 të këtij Ligji, ministritë dhe fondet kompetente, jo më vonë se 30 prill të vitit aktual, do t`i publikojnë kriteret e përcaktuara, procedurat dhe afatet e përcaktuara për ndarjen e dotacioneve të dedikuara kapitale.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në ueb faqen e saj do t`i publikojë kriteret dhe procedurat për ndarjen e dotacioneve kapitale për projekte infrastrukturore në komunat dhe komunat në qytetin e Shkupit në fushën e arsimit dhe shkencës për vitin 2025, në përputhje me Programin për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për financimin e projekteve investuese të komunave dhe komunave në Qytetin e Shkupit për vitin 2025.
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të shpallë thirrje për shprehje të interesit nga komunat dhe komunat e qytetit të Shkupit për financimin e projekteve infrastrukturore në bazë të kritereve të publikuara në këtë shpallje.
Monitorimin dhe koordinimin e aktiviteteve për realizimin e Programit për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për financimin e projekteve investuese të komunave dhe komunave në qytetin e Shkupit për vitin 2025 - Nënprogrami AA - Projekte infrastrukturore në komunat do të bëhet nga Trupi Koordinues për Monitorim dhe Koordinim të Aktivitetetve.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të nenit 42 paragrafit 3 të Ligjit për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 254/24), me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale do të sjellë Vendim për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për projekte infrastrukturore të komunave dhe komunave në Qytetin e Shkupit për vitin 2025. Pas sjelljes së Vendimit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të lidhë marrëveshje me të cilat do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe komunës përfituese të mjeteve për dotacionet kapitale për projekte infrastrukturore për vitin 2025.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndjekë përdorimin e dotacionit kapital, ndërsa në përputhje me nenin 42 paragrafit 3 të Ligjit për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 254/24), pagesa e mjeteve do të realizohet në bazën e punimeve të kryera dhe dokumentacionin e plotë të pagesës
Gjatë konstatimit të parregullsive në përdorimin e dotacionit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mund të ndërpresë pagesën e mjeteve dhe për këtë do të njoftojë Ministrinë e Financave.
II. MËNYRA E SHPËRNDARJES
Komisioni vlerësues do të kryejë kontrollin e plotësisë dhe vlefshmërisë, përzgjedhjen dhe do të dorëzojë propozim për përzgjedhjen e projekteve për financim deri tek ministrja e Arsimit dhe Shkencës
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të dorëzojë Propozim Vendim Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për projekte infrastrukturore për komunat dhe komunat në Qytetin e Shkupit për vitin 2025, deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t`i lidhë marrëveshjet për dotaticone kapitale në fushën e arsimit dhe shkencës për vitin 2025 menjëherë pas sjelljes së Vendimit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.