Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Bursa për studime të pasdoktoratës – Matsumae International Foundation (MIF)

Bursa për studime të pasdoktoratës – Matsumae International Foundation (MIF)

 

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio njofton për mundësinë e përfitimit të bursës nga Matsumae International Foundation (MIF) për studime të postdoktoratës për hulumtues të cilët kërkojnë mundësi për hulumtim në Japoni në fusha të ndryshme, ku përparsi i jepet shkencave natyrore, mjekësisë dhe inxhinierisë.

Që nga themelimi i tij në 1979, ky fondacion ka ftuar në Japoni rreth 880 hulumtues nga më shumë se 120 vende të botës.

 

Bursa është gjashtë muaj, gjegjësisht i referohet periudhës ndërmjet muajit shtator 2026 dhe muajit shkurt 2027.

Të gjitha informatat e nevojshme i gjeni në linkun e mëposhtëm:www.mif-japan.org/en/fellowship/announcement

 

Afati për aplikim është nga 01 deri më 30 qershor 2025.

 

Shtojca: MIF Research Fellowship Program 2026 Announcement

 

Lajme dhe Ngjarje


2/12/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar