Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska në Samitin e Arsimit, Inovacionit dhe Kulturës në Budapest, do të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë

Janevska në Samitin e Arsimit, Inovacionit dhe Kulturës në Budapest, do të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë

 

Janevska në Samitin e Arsimit, Inovacionit dhe Kulturës në Budapest, do të thellohet bashkëpunimi ndërmjet  Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë

 

 

Titulli akademik është arritje për të cilën mendojnë shumica e të rinjve sot dhe detyra jonë është t`u ofrojmë arsim të lartë cilësor. Qëllimi është më i lehtë për t`u arritur nëse ndani përvoja me dikë, ecni rrugën së bashku dhe është edhe më e lehtë nëse udhëhiqeni nga dikush që tashmë e ka ecur atë rrugë. Hungaria është vend i cili  me reforma të mirëmenduara, avancoi sistemin e arsimit të lartë, mund të jetë  shembull i mirë dhe të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Kështu theksoi  ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në Samitin e Ministrave të Arsimit, Inovacionit dhe Kulturës të Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë, i cili mbahet sot dhe nesër në Budapest dhe fokusi i të cilit është promovimi i bashkëpunimit në këto fusha ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.

 

Samiti është një hap tjetër drejt përforcimit të marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shkëmbimi i përvojave zgjidh sfidat dhe përmirëson konkurrencën tonë ndërkombëtare si rajon. Në anën tjetër, qëllimi më i lartë është forcimi i bashkëpunimit me Hungarinë dhe me Bashkimin Evropian”, theksoi Janevska.

 

Ministrja  theksoi se Qeveria e Maqedonisë themeloi Trupin Koordinues Nacional për reformat në arsimin e lartë, i cili do të përcaktojë ndryshime që do ta përshpejtojnë zhvillimin e tij. Siç theksoi ajo, është planifikuar ndryshim në modelin e financimit të  institucioneve të arsimit të lartë dhe ndryshimet ligjore për publikimin  e më shumë punimeve shkencore si kusht për avancim në tituj, të cilat njëkohësisht do të rrisin vlerësimin e universiteteve tona në renditjen botërore. Do të stimulohet modernizimi i programeve ekzistuese të studimit, si dhe futja e më shumë programeve në gjuhën angleze.

 

Sipas Janevskës, edhe zhvillimi i shkencës po bëhet prioritet kombëtar. Në këtë drejtim, buxheti i shkencës për vitin 2025 është pothuajse dyfishuar në krahasim me vitin 2024.

 

 

 Kemi Strategji të Specializimit të zgjuar dhe jemi duke punuar në mënyrë aktive për të realizuar qëllimet e përcaktuara në këtë dokument. Kam nderin  të ndaj me Ju lajmin se vetëm tre ditë më parë hapëm Habin e parë Evropian të inovacionit digjital , me të cilën e përforcojmë infrastrukturën e kërkimit dhe inovacionit që duhet të përbëhet nga qendrat e inovacionit, qendrat e përsosmërisë dhe habet  në fushat e përcaktuara me strategjinë," tha Janevska, duke shtuar se po punohet gjithashtu për përgatitjen e Programi të ri Kombëtar dhe Ligjit të ri për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, ndërsa pasojnë edhe aktivitetet për plotësimin  e obligimeve nga Plani për  rritje dhe agjenda e reformës për Ballkanin Perëndimor, por edhe nga Agjenda e re Evropiane e Inovacionit.

 

  Jam e sigurt se do t`i realizojmë qëllimet dhe vizionet tona, sepse Maqedonia ka potencial të madh shkencor. Kemi shumë shkencëtarë cilësorë – të rinj, por edhe me përvojë, në vend  dhe në botë. Është për t`u lavdëruar  se gjashtë prej tyre në vitin 2021 u përfshinë edhe në listën e top 2% të shkencëtarëve më me ndikim në botë të publikuar nga Universiteti Stenford në SHBA. Jemi duke punuar për bashkimin dhe stimulimin e tyre , sepse uniteti, kohezioni i ideve dhe vlerësimi i punës mund të sjellë zhvillim në shoqërinë tonë, duke kontribuar në zhvillimin rajonal, por edhe drejt zhvillimit global”, shtoi ministrja.

 

Me iniciativën e Janevskës, e cila u mirëprit nga të pranishmit, në kuadër të samitit të ardhshëm do të organizohet takim ndërmjet përfaqësuesve të universiteteve dhe instituteve më të mira shkencore nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë, nga të cilat priten iniciativa të reja për futjen e programeve të përbashkëta studimore (diplomave te dyfishta) dhe projekteve kërkimore

 

Lajme dhe Ngjarje


2/3/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar