Qendra e Përbashkët e Kërkimore (JRC) publikon thirrje të re për institucionet e arsimit të lartë (IAL) ose universitetet për pjesëmarrje në Programin e Partneritetit të Përbashkët të Doktoratës (CDP).
CDP është iniciativë e JRC për krijimin e bashkëpunimeve strategjike me IAL/universitetet. Programi mundëson realizimin e projekteve të dyfishta të doktoratës, ku IAL/universitetet bashkëpunojnë me JRC për projektim të përbashkët, organizim dhe mbikëqyrje të kërkimit të doktoraturës në kuadër të portofolit të JRC. Projekti i doktoraturës shërben si platformë për hulumtimin e ideve të reja dhe bashkëpunimeve të mundshme në të ardhmen me JRC.
Rreth thirrjes:
Thirrja i dedikohet IAL/universitetet të cilët duan të organizojnë bashkërisht projekte të doktoraturës me JRC dhe në këtë mënyrë të forcojë lidhjet me JRC. Thirrja është formuluar me rreth 25 tema për bashkëpunim.
Aplikantët e suksesshëm do të kenë mundësinë të krijojnë bashkëpunim shkencor me JRC, i cili do të rezultojë në projekt të përbashkëta të doktoraturës. Gjatë qëndrimit në JRC, Shpenzimet e kandidatëve të doktoraturës do të mbulohen nga JRC.
Afati i pëfundmtar i aplikimit është 18 Mars, 23:59 (CET).
Nga viti 2025, CDP do të publikojë thirrje vjetore për shprehje interesi nga IAL/universitete për pjesëmarrje në program.
Më shumë informata rreth CDP mund të gjeni KËTU dhe për Thirrjen për Shprehje të Interesit për vitin 2025 KËTU
Personi kontaktues: Марина Николовска Marina.Nikolovska@mon.gov.mk