MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - Shërbimi Pedagogjik në bazë të nenit 15 të Ligjit për Tekste Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25) dhe Rregullores për mënyrën e regjistrimit në bazën e të dhënave të recensentëve dhe mënyrën e punës së recensentëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 13/25), publikon
THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESI PËR REGJISTRIMIN NË BAZËN E RECENSENTËVE
Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, në pajtim me Ligjin për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, udhëheq bazën e të dhënave të recensentëve, ndërsa në përputhje me Rregulloren për mënyrën e regjistrimit në bazën e të dhënave të recensentëve dhe mënyrëm e punës së recensentëve është përcaktuar mënyra e regjistrimit në bazën elektronike të të dhënave për recensentët e dorëshkrimeve të teksteve shkollore dhe teksteve të gjuhëve të huaja
Personat e interesuar duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:
- të jenë mësimdhënës nga fakultetet për mësimdhënie për lëndën për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe me të paktën dhjetë vite përvojë pune;
- të jenë mësimdhënës të shkollave fillore ose të mesme të përshtatshëm për lëndën për të cilin është dedikuar teksti shkollor dhe më së paku dhjetë vjet përvojë pune në mësimdhënie;
- për lëndët mësimore gjuha dhe kultura e komunitetit serb, boshnjak, vlleh, turk apo rom, gjegjësisht për lëndët që futen për herë të parë në mësimdhënie, mund të paraqiten edhe individë me më së paku arsimit të lartë të përfunduar në fushën të cilës i përket lënda për të cilën dedikohet teksti shkollor dhe të kenë të paktën 5 vjet përvojë pune si mësimdhënës ose bashkëpunëtor në arsimin e lartë;
- për lëndët mësimore gjuhë dhe kulturë të komunitetit serb, boshnjak, vlleh, turk dhe rom, si dhe për lëndët që futen për herë të parë në mësimdhënie, mund të paraqiten edhe individë me më së paku arsimi të lartë të përfunduar në fushën të cilës i përket lënda për të cilën dedikohet teksti shkollor dhe të kenë të paktën 5 vjet përvojë pune si mësimdhënës në arsimin fillor ose të mesëm;
- Personat e interesuar duhet të bashkangjesin:
- certifikatë ose diplomë për përfundimin e arsimit adekuat, në origjinal ose kopje të vërtetuar me vulë noteriale (të interesuarit që kanë përfunduar arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë Aktvendim për njohjen e kualifikimit të arsimit të lartë të huaj të lëshuar nga Ministria);
- nëse emri dhe mbiemri ndryshojnë nga emri dhe mbiemri i shënuar në certifikatën ose diplomën e arsimit të përfunduar, duhet të bashkëngjitet dëshmia e identitetit të të dhënave;
- vërtetim për përvojën e punës të lëshuar nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- deklaratë se i plotësojnë kushtet sipas nenit 15 paragrafit të Ligjit për Tekste Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm dhe
- pëlqim për përpunimin e të dhënave personale.
Fletëparaqitjet plotësohen në mënyrë elektronike në portalin e-uslugi.mon.gov.mk.