Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Takimi i ministres Janevska me ambasadoren greke Filipidu

Takimi i ministres Janevska me ambasadoren greke Filipidu

 

Takimi i ministres Janevska me ambasadoren greke Filipidu

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë, Sofija Filipidu në të cilën ajo informoi për ndryshimet aktuale në arsimin fillor dhe të mesëm në drejtim të sigurimit të cilësisë më të mirë të procesit edukativo-arsimor.
Janevska potencoi se në fillim të vitit Ministria ishte e fokusuar në reformimin e arsimit të mesëm-gjimnaz  për të cilën tashmë është e përgatitur dhe draft Koncepti që duhet t`u ofrojë nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme mësimdhënie moderne, mundësinë për të zgjedhur lëndët, metodat e reja të të mësuarit dhe vlerësimit dhe avancimit të aftësive të rëndësishme për shekullin e 21-të.
Bashkëbiseduesit shprehën synimet e tyre për thellimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme
sidomos nëpërmjet lidhjes së institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencor.
 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar