Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Edhe me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë

Janevska: Edhe me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë

 

Janevska: Edhe me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë

 

Ligji i ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm rregullon përgatitjen, përzgjedhjen, miratimin, lëshimin dhe tërheqjen nga përdorimi të teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme, me të do të marrim tekste më cilësore dhe ato do të vazhdojnë të jenë falas. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, theksoi se me modelin e ri, tekstet shkollore u jepen shtëpive botuese, por në fillim do të funksionojnë të dy modelet për përgatitjen e teksteve shkollore, sepse procedurat që kanë filluar duhet të përfundojnë sipas ligjit të vjetër.

“Në takim me shtëpitë botuese tashmë i kemi informuar se përllogaritja e vlerës së teksteve do të bëhet sipas formulës dhe janë dakord, që do të thotë se çmimi maksimal i tekstit shkollor do të jetë i kufizuar. Çmimi ndikohet, natyrisht, nga qarkullimi, përkthimet dhe elementë të tjerë. Jemi i vetmi vend që bëjmë tekste falas në 5 gjuhë, por do të vazhdojmë të bëjmë edhe në të ardhmen, që fëmijët tanë të fitojnë më shumë njohuri, kompetenca dhe shkathtësi”, potencoi ministrja Janevska.

Ekspertët e konsultuar nga Ministria, Shërbimi Pedagogjik dhe komisioni që punoi për ligjin, janë të bindur se me modelin e ri do të shmangen gabimet dhe do të kemi tekste më cilësore, të cilat së bashku me programet e reja të krijuara nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit do të kontribuojë në përmirësimin e procesit edukativo-arsimor u shpeh Janevska.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/15/2025

7/11/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar