Qeveria e re ka bashkëpunim të shkëlqyer me të rinjtë. Gjatë gjashtë muajve të fundit, ne iu përgjigjëm disa kërkesave të tyre, me të cilat u zgjeruan të drejtat dhe mundësitë për nxënësit dhe studentët.Vazhdojmë komunikimin dhe përpjekjet e rregullta për përmirësimin e standardeve të nxënësve dhe studentëve, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr.Vesna Janevska pas takimit të sotëm me përfaqësues të Trupit Kombëtar të Studentëve, Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme dhe Forumit për Ndryshime Arsimore, ku u diskutua për prioritetet e përbashkëta në vitin 2025.
„Vazhdojmë të diskutojmë për nevojat e tyre dhe të lehtësojmë procesin e arsimimit dhe funksionimit të përditshëm. Më vjen mirë që nxënësit dhe studentët janë të kënaqur me aktivitetet dhe masat e ndërmarra deri më tani, ndërsa unë ju siguroj se do të jetë edhe më mirë për ta në vendin e tyre. Për këtë vit kemi siguruam buxhet për standardin e studentëve që është 18% më i lartë se ai i vitit të kaluar dhe do të jetë 30 milionë euro”, theksoi Janevska.
Gjithashtu ajo rikujtoi se që në fillim të vitit kalendarik u mundësua transporti falas për studentët në Shkup, gjegjësisht Qeveria vendosi t`i transferojë 120 milionë denarë në NQP Shkup, për dallim nga udhëheqësia e mëparshme qeveritare, e cila prej tre vitesh nuk kishte sjellë vendim të këtillë.
Janevska informoi se vitin e kaluar kishte pranuar kërkesën e studentëve që nga tetori të shfrytëzohet subvencionimi i racionit edhe nga brucoshët gjë e cila nuk ishte më parë dhe se kjo masë ose do të zgjerojë përfshirjen e përfituesve ose do të rrisë shumën ditore për studentët të cilët tashmë e ushtrojnë këtë të drejtë.
„ Lehtësuam kriteret e shfrytëzimit të bursave për studentët e regjistruar në programet studimore për kuadër mësimor . Për bursat për ciklin e dytë të studimeve në vend mundësuam që të aplikojnë studentët me studime të përfunduara deridiplomike trevjeçare të cilët dikur ishin të diskriminuar. Plotësisht i kemi digjitalizuar procedurat, kështu që nuk ka më dorëzim të kontratave dhe aktvendimeve në letër. Do ta potencojë edhe këtë se pagesën e bursave të nxënësve dhe studentëve për vitin vijues shkollor gjegjësisht akademik e kemi bërë me kohë, ndryshe nga e kaluara kur pagesa vonohej për gjashtë e më shumë muaj”, u shpreh Janevska.
Ministrja rikujtoi se në rrjedhë është poashtu edhe rikonstruksioni në etapa i konvikteve studentore, ndërsa ndërtimi i FINKI-t dhe FKF-së do të vazhdojë këtë vit.
“Do të pasojnë edhe shumë investime të reja, kushte më të mira për arsimim dhe më shumë të drejta dhe mundësi që do t`i rregullojmë me rregullore të re ligjore. Vijon përgatitja e ligjeve të reja për arsimin e lartë dhe për standardet studentore, proces në të cilin studentët janë të përfshirë drejtpërdrejt”, shtoi Janevska, duke theksuar se të rinjtë janë ardhmëria dhe atyre duhet t`u sigurohen të gjitha kushtet për të realizuar potencialin e tyre këtu.