Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska me mesazh në fillim të vitit 2025: Së bashku për ndryshimet në arsim, jemi përgjegjës për fëmijët dhe vendin

Janevska me mesazh në fillim të vitit 2025: Së bashku për ndryshimet në arsim, jemi përgjegjës për fëmijët dhe vendin

 

Janevska me mesazh në fillim të vitit 2025: Së bashku për ndryshimet në arsim, jemi përgjegjës për fëmijët dhe vendin

 

 

Vitin e ri e fillojmë me shpresë, pritshmëri dhe besim se do të jetë një vit për t`u kujtuar për mirë, i mbushur me gëzim dhe ngjarje të bukura.

 

Pas gjysmë viti punë së bashku për ta bërë arsimin më të mirë dhe më cilësor, në vitin 2025 së bashku me nxënësit dhe studentët, mësimdhënësit dhe prindërit, me të gjithë qytetarët që besojnë se mund të kemi sistem arsimor të avancuar -vazhdojmë.

 

Ndërtojmë edukim mundësish, në të cilin çdo fëmijë mund të realizojë potencialin e tij, i cili e çmon  dhe e  vlerëson kontributin e çdo mësimdhënësi, arsim i cili bashkon. Në shtator filluam me tekste shkollore për të gjithë nxënësit, në qershor tч përfundojmë  vitin shkollor me rezultate më të mira se vitin e kaluar. Ky është synimi i futjes së mësimit me një ndërrim  dhe qëndrimit të zgjatur në shkollë, rritja e pagave të punonjësve në shkolla, rikonstrucioni dhe ndërtimi i objekteve të reja shkollore, ndryshimet në rregullore, përforcimi i asistencës arsimore dhe optimizimi i rrjetit shkollor. Në arsimin e lartë kemi filluar me ndryshime që do t`u ofrojnë studentëve llojin e programeve që kërkojnë në universitetet e huaja, ndërsa profesorët tanë do të mund të krahasojnë veten në nivel ndërkombëtar.

 

Për të krijuar sistem edukativo-arsimor të qëndrueshëm, themelet e të cilit janë thurur në zgjidhjet më të mira që kanë dhënë rezultate ndër vite dhe për ta plotësuar atë me zgjidhje të reja që kërkon epoka digjitale, duhet të  miqësohemi  të gjithë që duam përparim arsimor.

 

Në vitin e ri, të bashkohemi dhe të tejkalojmë ndarjet, sepse të gjithë kemi të njëjtën dëshirë - që fëmijët tanë të marrin arsimim që do t`u hapë atyre mundësitë e jetës  profesionale të cilat i dëshirojnë.

 

Uroj që Viti i Ri t`ju sjellë shëndet të mirë, shumë momente lumturie, gëzimi dhe suksesi në arritjen e të gjitha qëllimeve Тuaja.

 

Ministre i Arsimit dhe Shkencës

 

Prof. Dr Vesna Janevska

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar