Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Studentët do të ketë transport falas në vitin 2025, Qeveria transferoi 120 milionë denarë NQP – Shkup

Studentët do të ketë transport falas në vitin 2025, Qeveria transferoi 120 milionë denarë NQP – Shkup

 

Studentët do të ketë transport falas në vitin 2025, Qeveria transferoi 120 milionë denarë NQP – Shkup

 

Studentët në kryeqytet do të kenë transport publik falas në vitin 2025. Qeveria në seancën e sotme solli vendim për transferimin e 120 milionë denarë në NQP – Shkup, njoftuan në konferencë për media kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

“Qeveria e kaluar për tre vjet nuk ka siguruar mjete për këtë qëllim dhe nuk ka marrë një vendim të tillë. Prandaj dhe ekzistonte mosbesimi i studentëve ndaj ekzekutivit. I siguroj se duhet të jenë të qetë sepse Qeveria e re i plotëson premtimet dhe obligimet ndaj qytetarëve dhe vetë ky vendim i yni është konfirmim për këtë”, tha kryeministri Mickoski, duke shtuar se transporti publik falas do t`u mundësojë studentëve akses më të madh dhe do t`i çlirojë ata nga barra financiare gjë që do t`u mundësojë atyre të fokusohen më shumë në studimet dhe zhvillimin personal.

 

Ministrja Janevska theksoi se gjatë 6 muajve të fundit, Ministria ka komunikuar intensivisht me studentët për nevojat e tyre dhe u pranuan shumë kërkesa të tyre.

 

“Mundësuam që brucoshët të shfrytëzojnë subvencionimin e racionit nga 1 tetori, gjë që nuk ishte deri vitin e kaluar. Në vitin 2025, ose do të zgjerohet fushëveprimi i kësaj mase duke përfshirë ata që janë të punësuar me kohë të pjesshme ose do të rritet kompensimi ditor. Këtë do ta vendosim bashkë me organizatat studentore”, shtoi ministrja.

 

Këtë vit u mundësua që studentët me studime deridiplomike trevjeçare të aplikojnë për bursa për ciklin e dytë të studimeve në vend.

 

Pagesat e bursave të nxënësve të shkollave të mesme dhe të studentëve për vitin shkollor, gjegjësisht vitin akademik vijues janë bërë me kohë, ndryshe nga e kaluara kur vonoheshin më shumë se gjysmë viti.

 

Janevska rikujtoi se janë lehtësuar procedurat për aplikim dhe për realizimin e të drejtës për bursë. Nxënësit dhe studentët nuk dorëzojnë më kontrata në letër në MASH dhe as Ministria nuk dorëzon akvendime në letër. Procesi për herë të parë realizohet tërësisht në mënyrë elektronike.

 

Janevska informoi se për vitin 2025 është siguruar 18 % buxhet më i madh për standardin e studen-tëve në krahasim me këtë vit dhe do të jetë 30 milionë euro. Do të vazhdojë rikonstruksioni i konvikteve shtetërore të studentëve, si dhe ndërtimi i objekteve për FINKI dhe FKF.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar