Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska në Tetovë: Nxënësit e QRAPT „Mosha Piade" në janar do të kthehen në mësime me prezencë fizike, rikonstruksioni i shkollës po intensifikohet

Janevska në Tetovë: Nxënësit e QRAPT „Mosha Piade" në janar do të kthehen në mësime me prezencë fizike, rikonstruksioni i shkollës po intensifikohet

 

Janevska në Tetovë: Nxënësit e QRAPT „Mosha Piade

 

Ministrја е Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska sot vizitoi Qendrën Rajonale për Arsim  Profesional dhe Trajnim  “Mosha Pijade” në Tetovë, ku informoi se në gjysmëvjetorin e dytë nxënësit mësimin do ta vazhdojnë me prezencë fizike. Shkolla u mbyll plotësisht për shkak të punimeve të mëdha për rikonstrukcion të plotë filluanmuajin qershor këtë vit. Ndërtesa më e madhe tashmë është rinovuar dhe këtu fëmijët do të mund të vazhdojnë arsimin, ndërsa në ndërkohë që po intensifikohen aktivitetet për rinovimin e pjesës tjetër të objekteve të shkollës.

„Gjysmëvjetorin e dytë në këtë  vit shkollor fëmijët do ta vazhdojnë në klasë. Është veçanërisht i rëndësishëm për ta, sepse kanë zgjedhur arsimin e mesëm profesional, i cili kërkon më shumë praktikë, trajnim dhe punë në makineri dhe thjesht duhet të jenë të pranishëm në shkollë, por edhe në kompanitë me të cilat shkolla bashkëpunon në kuadër të arsimit dual ndërsa ku gjithashtu zhvillohet pjesa e mësimit praktik”, theksoi Janevska.

Rikonstruimi  i Qendrës Rajonale për Arsim të Mesëm Profesional „Mosha Piade” në Tetovë përfshin katër objekte. Në  ndërtesën më të madhe të rikonstruktuar, rreth 400 nxënës të vitit të parë, të tretë dhe të katërt do të fillojnë gjysmëvjetorin e dytë me prezencë fizike. Në vitet në vijim është planifikuar që numri i nxënësve të rritet dhe të jetë mbi 1200.

Nxënësve dhe mësimdhënësve  ministrja ju dëshiroi vazhdim të suksesshëm të vitit shkollor dhe informoi se rikonstruksioni i plotë do të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm kalendarik. Për renovimin e shkollës është paraparë të investohen rreth 240 milionë denarë, mjete të siguruara nga Bashkimi Evropian.

Janevska potencoi se kjo është një nga pesë qendrat rajonale për arsim  profesional dhe trajnim  themeluara deri më tani në vend, të cilat kanë rolin e sigurimit të kuadrove për nevojat e komunitetit të biznesit, zhvillimin dhe promovimin e arsimit profesional. Gjithashtu  ministrja u shpreh se për dy shkolla të tjera tashmë janë marrë vendime për transformimin e tyre në institucione të tilla.

[ Monday, December 30, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar