Me ndryshimet në Ligjin për Arsimin Fillor, tentuam të zgjidhim në mënyrën më të mirë gjithpërfshirjen e nxënësve me vështirësi, ndërsa prindërit nuk duhet të shqetësohen, pasi ndryshimi i modelit po bëhet për të mirën e fëmijëve, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në emisionin “Top Tema” në TV Telma.
“Tashmë një kohë më të gjatë, ekspertët thonë se gjithpërfshirja totale ka qenë projekt i dështuar, sepse një numër i madh i fëmijëve që kanë vështirësi më të mëdha ose kanë multi-hendikap, gjithpërfshirja totale i ka lënë ata në shtëpi, pa arsim fare. Ligji i ri ofron mundësinë që të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta arsimore që mund të shkojnë në shkolla të rregullta, të shkojnë. Mirëpo, nëse disa fëmijë nuk arrijnë sukses në shkollat e rregullta, ekziston mundësia, me lejen e prindërve, por para së gjithash me lejen e Komisionit për vlerësimin e funksionalitetit, që ata të regjistrohen në qendrat burimore, ku ka shumë më tepër ekspertë dhe ku mund t’u kushtohet më shumë vëmendje”. Gjithashtu, ligji parashikon formimin e qendrave burimore komunale, të cilat aktualisht nuk i kemi”, sqaroi ministrja.
Janevska shtoi, nëse në të ardhmen rezulton se ky nuk është një zgjidhje e mirë, pasi rezulton se gjithëpërfshirja totale nuk është një zgjidhje e mirë, ligji mund të ndryshojë në çdo moment. “Por, nevojitet një periudhë e caktuar që të funksionojë, në mënyrë që të mund të bëhet një analizë se cila zgjidhje është më e mirë.
Ministrja njoftoi se sot në Kuvend u miratuan ligjet për arsimin fillor, për arsimin profesional dhe trajnim, për tekste shkollore, për arsimin e të rriturve dhe për kornizën kombëtare të kualifikimeve.
“Në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Arsimin Fillor, ne e zgjidhim problemin e ndarjes fizike ose segregimit të nxënësve, që ekziston sipas aktgjykimit të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për nxënësit romë. Kam shpjeguar tashmë se shteti nuk bën segregim, por kjo është një mënyrë jetese e disa grupeve etnike, ku ata grupohen në lagje të caktuara. Por, pasi kemi një vendim që duhet të respektohet, kemi marrë masa të caktuara për formimin e balancuar të paraleleve, ndryshimin e rregullimit të rajoneve dhe diskriminimin pozitiv me investime në shkolla“, tha Janevska.
Për Ligjin e ri për Arsimin Profesional dhe Trajnim u shpreh se është i rëndësishëm sepse rregullon arsimin e dual dhe qendrat rajonale , përfshihen koordinatorë për bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe mentorët për mësim përmes punës.
Lidhur me vërejtjet për mospërmendjen e të gjitha bazave për diskriminim në ndryshimet e rregullores, Janevska sqaroi se si shtet kemi një ligj të fortë sistemik që i rendit të gjitha diskriminimet dhe mund t`i referohemi në çdo kohë.