Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Janë mbyllur 5 institute shkencore private, mbikqyrjet vazhdojnë, kërcënimet do t`i raportojmë

Janevska: Janë mbyllur 5 institute shkencore private, mbikqyrjet vazhdojnë, kërcënimet do t`i raportojmë

 

Janevska: Janë mbyllur 5 institute shkencore private, mbikqyrjet vazhdojnë, kërcënimet do t`i raportojmë

 

Janë mbyllur 5 institute shkencore private, ndërsa tek 15 janë konstatuar parregullsi, të cilët kanë detyrim t`i menjanojnë në afat përkatës. Ky është rezultati i mbikëqyrjeve të realizuara të deritanishme të komisionit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës i formuar për këtë qëllim, për të cilën sonte informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr Vesna Janevska në emisionin “Për apo kundër” në Tv Alfa.

 

“Disa nga institutet janë mbyllur për shkak të pasivitetit, ndërsa disa për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore për punë. Aty ku kemi konstatuar parregullsi, u është dhënë afat për t`i larguar brenda tre muajve. Por mendoj se numri i instituteve të mbyllura shkencore do të jetë më i madh”, theksoi Janevska, duke shtuar se vetëm dy institute i plotësuan t kushtet për punë.

 

Ministrja informoi se disa institucione arsimore nuk kanë dashur të bashkëpunojnë gjatë inspektimeve, madje disa prej tyre kanë dërguar edhe kërcënime për punonjësit e Ministrisë.

 

“Gjithçka që bëjmë është për arsim më të mirë, asnjë aktivitet nuk ka sfond politik”. Ky është paralajmërimi i parë për të ndaluar kërcënimet, ndërsa hapi i radhës do të jetë të raportojmë dhe në bazë të kësaj të veprojnë institucionet tjera kompetente”, shtoi ministrja.

 

Duke iu referuar përfitimeve që do të ofrohen me propozim rregullimin e ri ligjor në arsim, Janevska tha se së shpejti pas miratimit të disa zgjidhjeve ligjore në Kuvend, do të vijojë edhe përforcimi i personelit të disa prej institucioneve, përfshirë Inspektoratin Shtetëror të Arsimit dhe Byronë e Zhvillimit të Arsimit

 

Lajme dhe Ngjarje


2/3/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar