Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se mjetet e bursave për nxënës për katër muaj dhe mjetet e bursave për studentë për tre muaj janë transferuar te shfrytëzuesit ekzistues dhe shfrytëzuesit e rinj.
Pagesa e bursave, tani e tutje do të realizohet rregullisht. Mbështetja financiare për nxënësit dhe studentët është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse lehtëson procesin arsimor dhe stimulon përkushtimin për rezultate më të mira.
Ministria mbetet e përkushtuar për të rinjtë. Përmes bashkëpunimit të mirë të drejtpërdrejtë, vazhdojmë të përmirësojmë standardin e nxënësve dhe studentëve.