Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska:Ligjet e arsimit i sjellim në mënyrë demokratike dhe gjithëpërfshirëse, fëmijët kanë të drejtë për arsim cilësor

Janevska:Ligjet e arsimit i sjellim në mënyrë demokratike dhe gjithëpërfshirëse, fëmijët kanë të drejtë për arsim cilësor

 

Janevska:Ligjet e arsimit i sjellim në mënyrë demokratike dhe gjithëpërfshirëse, fëmijët kanë të drejtë për arsim cilësor

 

 

Paketa e ligjeve që i referohet arsimit kryhet në mënyrë demokratike dhe gjithëpërfshirëse, sepse synimi ynë është përmirësimi i rregullores si bazë për ndryshime thelbësore në sistemin arsimor dhe arsim cilësor. Prandaj në diskutimin e komisionit deri më tani kemi pranuar katër amendamente të LSDM-së opozitare dhe dy të Koalicionit VLEN, të cilat do të përmirësojnë tekstet e ligjeve dhe janë në interes të nxënësve, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

 

Ajo shtoi se tërheqja e propozim-ligjit për arsimin e mesëm tregon vendosmërinë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të marrë ligje që do të pranohen gjerësisht, si reflektim i nevojave të nxënësve, mësimdhënësve dhe mbarë shoqërisë.

 

“Qytetarët duhet të kenë besim se Qeveria dhe Ministria, si propozues të ligjeve, janë të gatshëm të dëgjojnë dhe pranojnë propozimet konstruktive nga të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë partitë opozitare, organizatat e shoqërisë civile dhe opinionin dhe së fundi, së bashku mund të ndërtojmë llojin e edukimit që meritojnë fëmijët tanë”, theksoi Janevska.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar