Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon për mundësinë e qytetarëve maqedonasë që të marrin pjesë në programin e asociacionit OPCW 2025. Qëllimi i Programit është të përmirësojë njohuritë për Konventën e Armëve Kimike dhe të zhvillojë aftësitë në fushën e inxhinierisë kimike, menaxhimit të integruar të kimikateve dhe siguria kimike si dhe sigurinë në kontekstin e industrisë kimike.
Kandidatët duhet të posedojnë kualifikimet në vazhdim:
- niveli i parë (BSc ose ekuivalente) në kimi ose Inxhinieri kimike/projektuese nga universitet ose institucion tjetër i njohur i arsimit të lartë si dhe minimum pesë vite përvojë pune përkatëse (për shembull, në industrinë kimike, inxhinierinë projektuese , institucionet shtetërore, laboratorët kërkimorë ose rrethet akademike).
Përveç kësaj, përvoja e punës në një organ kombëtar ose agjenci tjetër qeveritare të përfshirë në zbatimin e Konventës ose një instrumenti të ngjashëm rregullator ndërkombëtar do të konsiderohet si avantazh.
Mësimi do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe do të zbatohet gjatë periudhës 28 korrik deri më 25 shtator të vitit 2025 në Hagë, Holandë (dhe lokacione të tjera).
Paralajmërim : Nëse konstatohet se kandidati pas arritjes në Hagë nuk i plotëson kushtet e theksuara ekziston mundësia që të mos i lejohet të marrë pjesë në aktivitetet e programit.
Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, ushqimit, sigurimit (udhëtimin dhe mjekimin) i bartë Organizatori. Afati i fundit për aplikim është 16 shkurt 2025, përmes platformës EVENTUS -https://eventus.opcw.org/
Për më shumë informacione, palët e interesuara mund t`i drejtohen zyrtarit të Programit z. Taeon Kim ose asistentit të projektit znj. Julia Gonzalez përmes e-mailit: (icb.events@opcw.org).
Në shtojcë të këtij njoftimi gjenden informacionet më të hollësishme në lidhje me programin si dhe mënyrën e aplikimit.