Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për vitin shkollor 2025/2026 ndanë 2 bursa për studime deridiplomatike (të rregullta ), studime të magjistraturës, doktoraturës dhe specializime,
Kandidatëve u kërkohet të aplikojnë online dhe t`i bashkangjesin dokumentet në vazhdim:
- Fletëaplikim (aplikimi është online në linkun www.campuschina.org, numri i agjencisë 8071 formulari i plotësuar dorëzohet edhe në Ministri).
- Fotokopje e dokumentit për udhëtim: Kandidatët duhet të dorëzojnë kopje të skanuar të dokumentit të udhëtimit i vlefshëm më vonë se 1 mars 2026,
- Fotokopje të dëftesave për përfundimin e arsimit të mesëm ( për studime të rregullta - deridiplomike ) të përkthyera në gjuhën angleze ose gjuhën kineze të vërtetuara në noter,
- Fotokopje të diplomës për kryerjen e studimeve të larta arsimore (studimeve të magjistraturës dhe doktoraturës dhe specializime) të përkthyera në gjuhën angleze ose gjuhën kineze të vërtetuara në noter,
-Fotokopje e certifikatës së provimeve të dhëna (studime të magjistraturës , doktoraturës dhe specijalizime) të përkthyer në gjuhën angleze ose kineze të vërtetuara në noter,
-Vërtetim për njohjen e gjuhës kineze - Certifikata HSK ose gjuhën angleze (Certifikata IELTS ose TOFEL) - Aplikantët për programet e gjuhës kineze duhet të dorëzojnë certifikatë të vlefshme HSK në përputhje me kërkesat përkatëse të njohjes së gjuhës kineze. Kandidatët për programet të cilat mësohen në gjuhë të tjera duhet të sigurojnë certifikata përkatëse për njohjen e gjuhës në përputhje me kërkesat e universitetit (certifikata IELTS ose TOFEL),
- Dokumentet për pranim. Kandidatët për diploma të magjistraturës dhe doktoraturës si dhe për studime dhe specializime të rregullta duhet të sigurojnë dokumente pranimi të lëshuar nga universitetet. Dokumentet për pranim përfshijnë njoftimin për pranim, letër pranimi me kusht nga universiteti i zgjedhur, ftesë nga profesorët.profesorët
- Plani për studimet ( deri në 200 fjalë për studime të rregullta, deri në 500 fjalë për specializime dhe deri në 800 fjalë për studimet e magjistraturës dhe doktoraturës),
- Dy rekomandime nga profesorë universitar në gjuhën angleze dhe kineze ( studime të magjistraturës, doktoraturës dhe specializime),
- Certifikatë mjekësore (Foreigner Physical Examination Form) plotësohet në gjuhën angleze dhe duhet t’i përmbajë të gjitha analizat e shënuara, të posedojë nënshkrim nga mjeku, vulë zyrtare nga insitucioni shëndetësor dhe fotografi të bashkangjitur të kandidatit dhe e vlefshme për 6 muaj.
- Kandidatët të cilët aplikojnë për studime nga fusha e artit ose dizajnit duhet t’i bashkangjesin veprat e tyre në sistemin Example of Art/Other Supporting Documents . Kandidatët mund t`i dërgojnë materialet drejtpërdrejt në mënyra të tjera deri te universitetet.
- Certifikatë për mosgjykim të mos jetë më i vjetër se gjashtë muaj.
Afati i fundit për aplikim është 15.01.2025.
Kandidatët të cilët do të aplikojnë online për bursë nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës duhet të dorëzojnë kopje të fletëaplikimit (pika 1 nga dokumentacioni i nevojshëm) në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri më datë 15.01.2025.
Informacione më të hollësishme mund të merren në nr.tel.02 3140 185 / kontakt personi Ollga Dukovska- Atov, / kontakt personi Aleksandar Tutnovski si dhe në ueb fаqet http/www.campuschina.org ose http//en.csc.edu.cn/studyinchina.
Kandidatët e pranuar, do të fillojnë studimet në shtator të vitit 2025.
Përzgjedhjen e kandidatëve do ta kryej Ambasada e RP të Kinës në Shkup.