Ambasada e Republikës së Sllovakis në Shkup njofton për thirrje për aplikime për bursë në kuadër të Programit Bursë Bilaterale të Sllovakis për bashkpunim(Slovak Bilateral Scholarship Programme), për vitin akademik 2025/2026
Palët maqedonase dhe sllovake do të shkëmbejnë studentë në kuadër të programeve të akredituar të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të arsimit të lartë, me kohëzgjatje gjithësej- tridhjetë (30) muaj në vit. Kuota e përgjithshme mund të ndahet në periudha më të shkurtra prej tre (3) deri në dhjetë (10) muaj për kandidat. Bursa nuk mund të ndahet për kurs të plotë studimor e cila shpie në shkallën e arsimit të lartë. Njohja e gjuhës së vendit nikoqire ose e një gjuhe tjetër, e pranueshme për institucionin e zgjedhur, do të jetë një kusht për këtë shkëmbim.
Pala Sllovake do të sigurojë:
- studimi pa pagesë;
-bursë në përputhje me dispozitat ligjore në vendin nikoqire;
-akomodimi në konvikte sudentore në të njëjtat kushte si për qytetarët e vet.
Shpenzimet e udhëtimit për biletë kthyese (me autobus) deri te dhe nga vendi i studimit do t`i mbulojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Informata më të hollësishme dhe kushtet për bursat janë publikuar në ueb faqen:
Në rast të pyetjeve në lidhje me bursat bilaterale, mund ta kontaktoni drejtpërdrejtë: Mgr. Martina Klofáčová (martina.klofacova@minedu.sk) Drejtore e Njësisë për Bashkëpunim bilateral dhe multilateral të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kërkimit dhe Sportit të Republikës së Sllovakis.
Aplikimet e dërguara nga aplikantët individualë drejtpërdrejt në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të Kërkimit dhe Sportit të Republikës së Sllovakis nuk do të merren parasysh. Nëse nuk është theksuar ndryshe, qëndrimi do të realizohet më herët se 15 shtator të vitit 2025 dhe jo më vonë se 30 gusht të vitit 2026. Ministria mbanë të drejtën për të ndryshuar afatin e kërkuar të bursave dhe / ose për të pranuar çdo aplikant në kurs dhe / ose institucion i arsimit të lartë i ndryshëm nga ajo që deklarohet në aplikimin e tij/saj për bursë, nëse pranimi i kërkuar nga aplikanti nuk është i realizueshëm.
Vlera e bursës mujore për vitin akademik është 2025/2026:
-për studentët (niveli i diplomës / magjistër ): 625 € / në muaj
- për doktoratët : 1025,50 € / në muaj.
-për mësimdhënësit ose kërkuesit universitar: 1420 €/ në muaj.
Procedura e aplikimit:
Aplikacioni është bashkangjitur në këtëj thirrje dhe e njëjta mund të shkarkohet nga linku:
Version i shtypur dhe i nënshkruar i aplikacionit është i detyrueshëm . Ju lutemi, shtypni aplikacionin e plotësuar, nënshkruani edhe një origjinal dhe një kopje së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues të kërkuar në fund të aplikimit dhe dorëzojeni atë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shën Kirili dhe Metodi ”nr. 54, 1000 Shkup
Afati i aplikimit:
Aplikimi dhe dokumentet e nevojshme në dy ekzemplarë duhet të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut më së voni deri më datë- 20 Mars 2025.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut është përgjegjëse për procesin e selektimit të kandidatëve të nominuar. Lista e nomonimit (duke përfshirë edhe listën e kandidatëve të nominuar) duhet të dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,të Kërkimit dhe Sportit të Republikës së Sllovakis më së voni deri më 1 prill të vitit 2025.Vendimi përfundimtar i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,të Kërkimit dhe Sportit të Republikës së Sllovakis do t`i dorëzohen Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më 28 qershor të vitit 2025.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të Kërkimit dhe Sportit të Republikës Sllovake posedon të drejtën të sjellë vendim përfundimtar për aplikimet.
Rekomandime për aplikantët:
Aplikimi plotësohet në gjuhën Sllovake(në mënyrë alternative në gjuhën çeke)ose në gjuhën angleze .Dokumentet për mbështetje siç janë të shënuara dhe të kërkuara në fund të aplikimit ,dorëzohen vetëm në njërën nga këto gjuhë. Kandidati i nominuar do të propozojë 2 periudha të bursës në aplikim (një e preferuar dhe një alternativë);
Në bashkangjitje të aplikimit duhet tëdorëzohen këto dokumente :
• biografia e strukturuar,
• letër për motivim (duke theksuar motivimin personal dhe profesional të aplikantit për qëndrim në Sllovaki
• propozim i hollësishëm i programeve të studimit, të mësimdhënies ose programeve të kërkimit,
• letër për ftesë ose letër për pranim nga institucioni nikoqir (nëse është e zbatueshme),
• kopje të pasaportës në rastin e studentëve nga vendet e treta,
• rekomandimi (dhe):
o studentët(niveli i diplomës / magjistër): 2 rekomandime nga mësimdhënësit e universitetit nga universiteti i cili lëshoi shkresën e evidentimit për studime,
o doktorantët: 1 rekomandim nga supervizori i tezave të doktoratës,
o mësimëdhënësit dhe kërkuesit e universitetit: 1 rekomandim nga institucioni amë (udhëheqësi i njësisë, udhëheqësi i grupit kërkimor, etj.),
o në rastin e studentëve (niveli i diplomës / magjistër): shkresa e evidentimit për studimet e deritanishme nga institucioni amë,
o në rastin e doktorantëve , mësimdhënësve të universitetit dhe kërkuesve: lista e publikimeve të veta personale në lidhje me programin për hulumtimin e qëndrimit,
o Fotografia me madhësi 3.5 cm x 4 cm (fotografia e madhësisë së pasaportës) bashkangjitur në origjinal dhe në kopjen e aplikimit.
Gjuha e komunikimit në institucionet e Sllovakis është në gjuhën Sllovake (në mënyrë alternative në gjuhën Çeke) ose gjuhën Angleze . Në rast se aplikanti nuk e dinë gjuhën Sllovake (Çeke) në nivel të duhur , është e nevojshme në aplikim të theksoni nivelin e gjuhës Angleze (dhe nëse është e mundur të siguroni edhe vërtetim/ certifikatë zyrtare të aftësive gjuhësore). Vetëm nëse në ftesë/letër
për pranimin e institucionit nikoqir të Sllovakis, është e theksuar gjuhë për komunikim e ndryshme nga sllovakishtja ose anglishtja, qëndrimi mund të organizohet në atë gjuhë (në rast të tillë, është e nevojshme të theksohet niveli i gjuhës edukate për komunikim në formularin për aplikim dhe nëse është e mundur, të sigurohet vërtetim /certifikaat zyrtare të aftësive gjuhësore).
Aplikimi duhet të nënshkruhet nga aplikanti personalisht dhe aplikanti duhet të jetë në pajtueshmëri me përpunimin e të dhënave personale në të gjitha rastet, përndryshe aplikimi nuk do të pranohet dhe përpunohet.
Për vlerësimin e aftësive gjuhësore zbatohen kriteret në vijim :
• niveli "bazë" në aplikim i referohet niveleve A1 - B1 të Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët,
• niveli "i mirë" në aplikim i referohet niveleve B2 të Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët,
• niveli i "shkëlqyeshëm" në aplikim i referohet niveleve C1 të Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët
•Niveli "gjuhë amtare" në aplikim i referohet niveleve C2 të Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët.
http://europass.cedefop.europa.eu/resources/european-language-levels-cefr
Personi kontaktues: Goce Vidanovski, Sektori i Shkencës dhe Inovacionit,
E-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk