Në baz të nenit 14-a paragrafi 3 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Moldavisë” nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/ 12, 24 /13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - Shërbimi Pedagogjik, shpall.
Thirrje për shprehje të interesit
për pjesëmarrje në komision për dhënien e mendimit për propozimet e dorëzuara për korrigjime dhe/ose plotësime në tekstin e tekstit shkollor dhe këto nuk përfaqësojnë më shumë se 30% të përmbajtjes së teksteve shkollorë për lëndët:
- Мatematikë për vitin e III-të, të arsimit të mesëm.
- Мatematikë për vitin e IV-të, të arsimit të mesëm.
1. Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje në komision për të dhënë mendim mbi propozimet e dorëzuara për korrigjime dhe/ose plotësime në tekstin e tekstit shkollor, dhe këto nuk përfaqësojnë më shumë se 30% të përmbajtjes së tekstit për lëndën e lartëshënuar për arsimin e mesëm. , duhet të plotësojnë kushtet në vijim:
- të jenë mësimdhënës /bashkëpunëtorë nga fakultetet e fushës së lëndës për të cilën synohet teksti shkollor (të paktën 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie) ose
- të jenë mësimdhënës të shkollave të mesme për lëndën për të cilën është menduar teksti (të paktën 10 vjet përvojë mësimore).
2. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë në aplikacion:
- Certifikatë ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës, në origjinal ose të vërtetuar me vulë noteriale (kandidatët që kanë kryer arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë diplomë të noterizuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),
- deklaratë se i plotësojnë kushtet sipas nenit 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm;
- vërtetim për përvojë pune të lëshuar nga FPI
Flet paraqitja mund të merret nga ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ose mund të meren nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimin Pedagogjik ,rr.„ Kiril dhe Metodiј“ nr. 54, Shkup.
Flet paraqitja e plotësuar në mënyrë të rregullt së bashku me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimit Pedagogjik, ,rr. Kiril dhe Metodi nr. 54, Shkup..
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 13.01.2025.
Aplikimet e pakompletuara dhe nuk janë të dorëzuara me kohë, nuk do të merren parasysh.