Propozim- ligji për arsimin e mesëm sërish do të dorëzohet në Kuvend me tekst të përmirësuar theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në lajmet e mbrëmjes në TV Sitel.
“Diskutimi për propozim-ligjin për arsim të mesëm u bart në planin politik. Për shkak se u shndërrua në një temë tjetër, ndërsa jo temë për arsimin, konsideroj se është adekuate të tërhiqet ligji”, sqaroi Janevska.
Politika të mos futet atje ku nuk duhet, ndërsa në arsim edhe nuk guxon, theksoi Janevska, duke shpresuar se në të ardhmen do të ketë një mirëkuptim të partnerëve politikë për simbolet e përbashkëta shtetërore, në mënyrë paqësore.
“Unë këtu e shoh rolin e arsimit. Do t’i përkushtohemi komponentës së edukimit, të multietnicitetit,të multikulturalizmit, respektimit të diversiteteve në pocesin arsimor. Këtu është shansi ynë. Tek të rinjtë të cilët tashmë e shohin botën e re, botë në të cilën më së paku është e rëndësishme se cilit grup etnik i përket, ose se nëse i përket popullit shumicë ose pakicë. Teknologjia po avancon nga dita në ditë, fotografia globale po ndryshon nga dita në ditë, ne nuk mundemi të jetojmë në të kaluarën. Këtu e shoh ardhmërinë dhe prosperitetin e këtij shteti”, u shpreh Janevska
Ajo paralajmëroi se në Buxhetin e Ministrisë për vitin 2025 parashikohen mjete për transportin e studentëve, pasi vendimi të kalojë në Qeveri.