Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Kujdesi për shëndetin e femrës është i rëndësishëm dhe nuk duhet të jetë temë tabu

Janevska: Kujdesi për shëndetin e femrës është i rëndësishëm dhe nuk duhet të jetë temë tabu

 

Janevska: Kujdesi për shëndetin e femrës është i rëndësishëm dhe nuk duhet të jetë temë tabu

 

Shëndeti i gruas dhe thyerja e stigmave dhe paragjykimeve lidhur me të janë tema aktuale në çdo shoqëri, veçanërisht në shoqërinë tonë e cila angazhohet për  zhvillimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët. Prandaj e mbështes këtë fushatë kombëtare e cila ka për qëllim të kuptojë se sa i ndjeshëm është shëndeti menstrual për mirëqenien e përgjithshme të femrave, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në debatin me titull “Është dita ime e dytë”,me të cilin fillon fushata kombëtare “Dhoma publike” e cila synon përmirësimin e shëndetit të femrave

Ministrja theksoi se kjo çështje ka të bëjë drejtpërdrejt me gjysmën e popullsisë dhe në mënyrë indirekte për të gjithë ,edhe pse këto breza vajzave dhe femrave reja dinë shumë më tepër për shëndetin e tyre sesa gjeneratat e mëparshme, ende ka paragjykime në shoqëri.

Është e rëndësishme të flasim për shëndetin e femrave,për të ngritur  ndërgjegjën shoqërore dhe për t`i dhënë kuptim temës. Nuk guxojmë të bëjmë kompromise me shëndetin e femrës, sepse kjo i lejon të marrin pjesë plotësisht në të gjitha segmentet e shoqërisë: të arsimohen, të punojnë, të marrin vendime, të jenë udhëheqëse, të udhëheqin vendin. Të bëhen nëna, të bëhen shtyllë në familje”, theksoi Janevska.

Si femër dhe si mjeke mund të them se nuk ka asgjë të turpshme në një manifestim që ka të bëjë me shëndetin e femrës, përfshirë ciklin menstrual, theksoi ministrja, duke shtuar se si ministre ajo angazhohet për politika arsimore që kujdesen për shëndetin e femrave .

Një nga parimet mbi bazën e të cilit zhvillohet arsimi fillor dhe arsimi mesëm është kujdesi për shëndetin riprodhues dhe seksual, kjo është e rregulluar me ndryshimet në Ligjin për Arsimin Fillor dhe me Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm. Edukimi ka rol kryesor në krijimin e mundësive për transformimin e modeleve të sjelljes së dëmshme. Sipas rregullores, shkolla kujdeset për shëndetin seksual dhe riprodhues të nxënësve duke siguruar  informacione të bazuara në njohuritë shkencore,për të drejtat e njeriut, mundësitë e barabarta dhe promovimin e respektimit të diversitetit”, tha Janevska.

Edukimi i nxënësve për shëndetin seksual dhe riprodhues do të vazhdojë si më parë në klasën e nëntë në arsimin fillor dhe në atë të mesëm.

Ka kompani të cilat tregojnë përgjegjësi sociale në luftën kundër varfërisë menstruale, si rezultat i të cilave janë ngritur 200 dispansere në universitetet shtetërore, për vata  higjienike, ndërsa ministrja Janevska inkurajoi kompanitë e tjera që të bashkohen në mbështetjen e shëndetit të femrave.

Ajo kërkoi nga të gjithë, brenda kufijve të mundësive dhe detyrave të tyre, të veprojnë në mbrojtjen e saj, sepse çështja e shëndetit të femrës nuk njeh përkatësi etnike dhe shoqërore, dhe nuk ka prapavijë fetare apo kulturore.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

KUMTESË
12/4/2024

12/2/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar