Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon me përkushtim që fëmijët me nevoja të veçanta arsimore të marrin arsim cilësor sipas nevojave dhe mundësive të tyre, të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe të rriten në qytetarë të gjithëpërfshirë dhe të angazhuar në shoqëri. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, i themi PO përfshirjes funksionale,kurse JO sistemit me të cilin prindërit janë të pakënaqur dhe mësimdhënësit kanë vërejtje të shumta.
Gjatë muajve të fundit, në kontaktet intensive me të gjitha palët e interesuara, u dëshmua qartë se koncepti i gjithëpërfshirjes totale funksionon vetëm në letër dhe nuk zbatohet në praktikë dhe për këtë arsye nuk ka efekte të pritura. Shumica e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara besojnë se modeli aktual arsimor vetëm sa e thellon boshllëkun midis dallimeve dhe diskriminon fëmijët e tyre.
Prandaj, po e ndryshojmë modelin e arsimit gjithëpërfshirës ku çdo prind sipas vlerësimit funksional (sipas ICF) dhe së bashku me ekspertët do të jetë në gjendje të vendosë nëse fëmija i tij do të mësojë në shkollë të rregullt apo speciale me qendër burimore. Mirëpo pavarësisht se në cilën shkollë mëson , Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka për qëllim të sigurojë mbështetje të përshtatur që korrespondon me nevojat dhe aspiratat individuale të çdo fëmije.
Po punohet për rritjen e vazhdueshme të numrit të asistentëve arsimorë. Këtë vit shkollor kemi përfshirë mbi 1000 ekspertë të mësimdhënies në shkollat fillore, më së shumti deri tani. Në Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm, i cili do të sillet në fillim të vitit 2025, janë paraparë asistent arsimor edhe në shkollat e mesme. Gjithashtu vazhdojmë mbështetjen për mësimdhënësit përmes trajnimeve, në mënyrë që t’ju përgjigjen kërkesave të fëmijëve me nevoja të kufizuara . Në kuadër të mundësive buxhetore, do t’i përmirësojmë kushtet në shkollat me qendër burimore, pasi të kemi përcaktuar më parë situatën në secilën shkollë veçmas në teren. Kjo nënkupton teknologjinë dhe pajisjet e duhura ndihmëse, të cilat do të ndihmojnë dhe rrisin pavarësinë e nxënësve me nevoja të kufizuara arsimore.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon njëkohësisht në përmirësimin dhe përshtatjen me nevojat reale të të gjitha segmenteve të arsimit. Kemi mbështetjen e fortë të institucioneve ndërkombëtare prej ku përdorim praktikat më të mira ndërkombëtare. Të gjitha hapat i bëjmë me përfshirjen e atyre të cilëve i`u referohen dhe të cilët i kërkojnë ndryshimet - nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, universitetet dhe shoqatat profesionale. Fëmijët janë më të rëndësishmit, së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.