Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: optimizimi i rrjetit të shkollave për proces më cilësor edkutativo-arsimor për çdo fëmijë

Janevska: optimizimi i rrjetit të shkollave për proces më cilësor edkutativo-arsimor për çdo fëmijë

 

Janevska: optimizimi i rrjetit të shkollave për proces më cilësor edkutativo-arsimor për çdo fëmijë

 

Në procesin e optimizimit përfshihen 23 Komuna të reja të rrjetit të shkollave, e cila duhet të ofrojë arsim më cilësor për të gjithë nxënësit. Me udhheqësin e disa prej këtyre komunave, gjegjësisht në Bosillovë, Dellçevë, Kavadar, Strumicë, Shtip, Sveti Nikollë, Staro Nagoriçanë dhe Çashkë, ministrja e Arsimit dhe Shkencës sot mbajti takim Dr. Vesna Janevska dhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Lesli Miller, ndërsa gjithashtu u diskutua se  çfarë të bëjnë ata si vetëqeverisje lokale dhe MASH si krijuese e politikave të përgjithshme, në mënyrë që procesi të jetë i suksesshëm. Për ministren Janevska është e rëndësishme që komunat t`i kuptojnë objektivat e optimizimit dhe të pranojnë procesin i cili do të zbatohet.

Fillojmë sërë takimesh me komunat, të cilat duhet të rezultojnë me plane për optimizim në nivel lokal. Plani definon aktivitete konkrete të cilat do të duhet të zbatohen për të mundësuar shfrytëzimin racional të materiale dhe  burimeve njerëzore në dispozicion dhe me këtë të ofrohet proces edukativo-arsimor më cilësor”, tha Janevska.

Ministrja  informoi se deri më tani janë finalizuar planet për 10 komuna dhe saktësisht është shënuar se ku duhet të mbyllet shkollë rajonale e caktuar, në të cilat shkollat qendrore do të duhet të mbindërtohen numër i caktuar klasash dhe për sa fëmijë do të duhet   organizohet  transporti  në objektet e tjera ku do të duhet të ndjekin mësimet.

Sipas analizës së UNICEF-it, vijmë deri një fakt interesant i cili thotë se nga numri i përgjithshëm i nxënësve, 88% mësojnë në 353 shkolla qendrore, ndërsa 12% mësojnë në 518 objekte rajonale. Domethënë ka pak nxënës në një numër shumë të madh objektesh, ndërsa çdo objekt krijon shpenzime që mund të mos ekzistojnë, nëse rrjeti dhe procesi edukativo-arsimor organizohet më ndryshe”, shtoi Janevska.

Ministrja tha se optimizimi i rrjetit të shkollave udhëheq drejtë qasjesë së mësimit me një ndërrim për të gjithë nxënësit e shkollës fillore, gjë që është e mirë, sepse do t`i mbajë më gjatë në shkollë, do të mësojnë në mëngjes kur do të kenë më shumë përqendrim, dhe do të kenë përmbajtje që janë me interes dhe sipas dëshirës së tyre. Gjtihashtu, do të ngritet socializimi dhe konkurrenca mes të rinjve, ndërsa kjo do të nënkuptojë edhe rezultate më të mira arsimore.

Ajo theksoi se të gjitha palët e interesuar në procesin edukativo-arsimor dakordohen se nevojitet optimizimi i rrjetit të shkollave dhe puna me një ndërrim, që do të thotë se procesi i pranuar gjerësisht do të jetë më e lehtë të zbatohet.

[ Monday, December 2, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

KUMTESË
12/4/2024

12/2/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar