Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Optimizimi i rrjetit të shkollave nënkupton arsimim më të mirë për nxënësit dhe angazhim funksional për mësimdhënësit

Janevska: Optimizimi i rrjetit të shkollave nënkupton arsimim më të mirë për nxënësit dhe angazhim funksional për mësimdhënësit

 

Janevska: Optimizimi i rrjetit të shkollave nënkupton arsimim më të mirë për nxënësit dhe angazhim funksional për mësimdhënësit

 

Optimizimi i rrjetit shkollor do të mundësojë arsimim më të mirë të nxënësve dhe me këtë të gjithë do të përfitojnë - objektet e vjetra të shkollave do të mund të ripërdoren për nevojat e mjedisit, ndërsa mësimdhënësit do të mund të përfitojnë angazhim tjetër dhe të mbeten funksional, theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska duke iu përgjigjur pyetjes gjatë vizitës në Shkollën e Mesme Teknike Komunale "Gjorgi Naumov" në Manastir.

“Nuk do të thotë që nxënësit do të mbeten pa arsimim nëse mbyllim shkollën, as nuk do të thotë se mësimdhënësit nuk do të përfshihen në procesin arsimor. Po ju dërgoj mesazh prindërve që transporti do të jetë i organizuar, fëmijët do të jenë në mjedis më të madh, ku do të fitojnë pikëpamjet jetësore, njohuritë dhe kompetencat në shkollë më moderne. Do të shohin tabelë të zgjuar, do të shohin mësimdhënës të ndryshëm, do të kenë me kë të konkurojnë. Nëse në një mjedis rural ka paralele të kombinuar me pesë nxënës, nuk mund të presim rezultat. Prandaj themi - do t`i dërgojmë fëmijët në klasat përkatëse në shkollë më bashkëkohore, ku do të fitojnë njohuritë e duhura, ku do të qëndrojnë më gjatë në shkollë, që të mund të përafrohen me njohuritë e nxënësve nga BE-ja. “, theksoi Janevska.

Në lidhje me mësimdhënësit, ministrja sqaroi se për ta po përgatitet ligj i ri, i cili pret të sjellet gjatë tre muajve të parë të vitit të ardhshëm.

 

„ Kemi tepricë të mësimdhënësve në vend dhe kjo duhet thënë qartë. Deri vonë kam thëm se është deri në 3000 mësimdhënës, por ky numër po rritet, sepse njerëzit po shpërngulen. Bashkë me prindërit shkojnë edhe të rinjtë. Mësimdhënësit duhet të jetë funksional. Andaj do t`i mbajmë fëmijët më gjatë në shkollë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Nga klasa e parë deri në të pestën në mësim tërëditorë, që do të thotë një paralele me dy mësimdhënës. Për klasat e larta, nga klasa e 6 deri në të 9-tën, pas përfundimit të orëve të rregullta do të ketë aktivitete të tjera mësimore dhe jashtëmësimore dhe punë të dobishme shoqërore. Kjo zbatohet në Evropë dhe është shumë e rëndësishme – që fëmijët të fitojnë njohuri reale se si është jeta jashtë shkollës dhe familjes, të fitojnë empati, të fitojnë shkathtësi jetësore, për çka do të angazhohen një pjesë e mësimdhënësve”, potencoi Janevska.

Ajo tha se disa nga mësimdhënësit do të mund të angazhohen edhe me fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, për të cilët mungojnë asistentët arsimor.

 

Ajo theksoi se disa nga mësimdhënësit do të mund të angazhohen edhe me fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, për të cilët mungojnë asistentët arsimor.

“Ka vende të paplotësuara në rrjetin e inspektorëve arsimor. Gjithashtu, Qendra Shtetërore e Pro-vimeve funksionon me kapacitete minimale, Byroja e Zhvillimit të Arsimit në vitet e kaluara ka hum-bur rolin e saj bazë, për të këshilluar dhe trajnuar mësimdhënësit, atje sigurisht që do të kenë nevojë për mësimdhënës me përvojë dhe cilësor që do të mësojnë të rinjtë. Ka shumë mundësi ku mund të gjejmë pozita për mësimdhënëit dhe këtë do ta bëjmë”, tha ministrja.

 

Ministrja theksoi se në qytetet më të mëdha ka problem për mësimin në një turne dhe tërëditor sepse nuk ka infrastrukturë adekuate, si psh. në Manastir, ku ndoshta do të duhet të ndërtohen edhe një ose dy shkolla, shembull i tillë është Shkupi, ku duhet të ndërtohen klasa dhe shkolla të reja.

 

Ajo shtoi se problemet infrastrukturore nuk mund të zgjidhen për një kohë të shkurtër, por sa më shumë fëmijët dhe të rinjtë të fillojnë të mësojnë në kushte më të mira, aq më i madhë do të jetë suksesi i vendit dhe kjo do të thotë nxënës, prindër dhe mësimdhënës më të kënaqur.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar