Kjo qeveri mbikëqyr sfidat në arsimin e lartë dhe seriozisht po angazhohet të ndryshojë situatat, për dallim nga ajo e mëparëshmja e cila bukfalishtë nuk bëri asgjë të mirë, por përkundrazi lejoi shkatërrimin e të gjithë sistemit arsimor, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës në seancën e sotme parlamentare në të cilën deputetët parashtrojnë pyetje deri tek anëtarët e Qeverisë.
"Për fat të keq, kemi studentë të cilët diplomojnë me mesatare të lartë, por nuk kanë as njohuritë as për notën gjashtë. Për shkak të tyre, studentët të cilët i kanë fituar diplomat me punë dhe kanë njohuri, vendosin të largohen dhe të punojnë në kompani serioze jashtë vendit”, tha Janevska, duke shtuar se kjo është arsye thelbësore për fillimin e ndryshimeve të mëdha në arsimin e lartë.
Vitin e ardhshëm do të miratohet Ligj i ri për Arsimin e Lartë, i cili do të sigurojë më shumë dhe mundësi më të mira për studentët dhe profesorët, por edhe do të rrisë standardet për cilësinë që institucionet e arsimit të lartë do të duhet t’i ndjekin.
Janevska theksoi se këto ditë në sistemin qeveritar RKER do të vendoset Ligji i ri për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, i cili sot është harmonizuar me Sekretariatin për Legjislacion.
Ligji definon saktësisht se çfarë kualifikimesh dhe aftësish duhet të posedojnë dhe çfarë mund të punojnë studentët me studime deridiplomike trevjeçare dhe katërvjeçare të përfunduara dhe ata nuk do të diskriminohen fare, as gjatë punësimit dhe as gjatë realizimit të të drejtave të tjera. Gjithashtu do të J`ua rikujtoj se një nga masat që kemi zbatuar pas emërimit tim për ministre është se u kemi mundësuar studentëve të cilët kanë përfunduar studimet trevjeçare deridiplomike, pra me 180 kredi SETK-së, të mund të aplikojnë për bursë për ciklin e dytë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë vendas, gjë që nuk lejohej më parë”, tha Janevska.
Ministrja shprehu pritshmëritë që zgjidhja e re ligjore do të miratohet në Kuvend deri në fund të vitit vijues kalendarik.