Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje për shprehje të interesit

Thirrje për shprehje të interesit

 

Në bazë të nenit 14-a  paragrafit 3 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsim Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/ 12, 24 /13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - Shërbimi Pedagogjik, shpall

 

Thirrje për shprehje të interesit

 

për pjesëmarrje në  komision për dhënien e mendimit për propozimet e dorëzuara  për korrigjime dhe/ose plotësime në tekstin e tekstit shkollor dhe këto nuk përfaqësojnë më shumë se 30% të përmbajtjes së tekstit shkollor në lëndën:

 

- Gjuhë Angleze për vitin e IV , të arsimit të mesm katër vjeçar.

 

1. Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje     komision për të dhënë mendim mbi propozimet e dorëzuara për korrigjime dhe/ose plotësime  në tekstin e tekstit shkollor, dhe këto nuk përfaqësojnë më shumë se 30% të përmbajtjes së tekstit për lëndën e lartëshënuar  për arsimin e mesëm. , duhet të plotësojnë kushtet në vijim :

 

- të jenë mësimdhënës /bashkëpunëtorë nga fakultetet e fushës së lëndës për të cilën synohet teksti shkollor (të paktën 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie) ose

 

- të jenë mësimdhënës të shkollave të mesme për lëndën për të cilën është menduar teksti (të paktën 10 vjet përvojë mësimore).

 

2.       Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë në aplikacion:

 

- Certifikatë ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës, në origjinal ose të vërtetuar me vulë noteriale (kandidatët që kanë kryer arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë diplomë të noterizuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),

 

- deklaratë se i plotësojnë kushtet sipas nenit 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm;

 

- vërtetim për përvojë pune të lëshuar nga FPI.

 

Flet paraqitja mund të merret nga ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës   ose mund të meren nga  Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimin Pedagogjik, rr. Kiril dhe Metodiј“ nr. 54, Shkup.

 

Flet paraqitja e plotësuar në mënyrë të rregullt së bashku me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimit Pedagogjik, ,rr. Kiril dhe Metodi nr. 54, Shkup..

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 10.12.2024. 

 

Aplikimet e pakompletuara dhe  nuk janë të dorëzuara  me  kohë,  nuk do të merren parasysh.

 

 

[ Monday, November 25, 2024 ] [ 1 ]

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar