Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Në shkolla nuk ka vend për asnjë lloj dhune, përforcojmë mbrojtjen ligjore dhe me një sërë mekanizmash po përballemi me sjelljet e papërshtatshme

Janevska: Në shkolla nuk ka vend për asnjë lloj dhune, përforcojmë mbrojtjen ligjore dhe me një sërë mekanizmash po përballemi me sjelljet e papërshtatshme

 

Janevska: Në shkolla nuk ka vend për asnjë lloj dhune, përforcojmë mbrojtjen ligjore dhe me një sërë mekanizmash po përballemi me sjelljet e papërshtatshme

 

 
Dhuna dhe shkolla nuk shkojnë bashkë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përkushtuar të mbrojë fëmijët dhe të rinjtë duke ndërtuar mjedis të sigurt dhe mbështetës ku do të mund të rriten, të mësojnë dhe të përparojnë, theksoi  ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në manifestimin e organizuar nga Misioni i OSBE-së “Dhuna ndaj grave dhe vajzave të reja: ngacmimi dhe ndjekja seksuale”.
„Sistemi i edukimit dhe arsimimit  ka krijuar mekanizma për parandalimin dhe ballafaqimin  e dhunës, përfshirë dhunën ndaj vajzave dhe grave të reja. Mekanizmi i parë është përmes rregullores, e cila tani është objekt rishikimi, me qëllim  që të përforcojmë  disa segmente, duke përfshirë mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit dhe dhunës. Në pjesën e parandalimit, futëm dispozitën se programet për mbrojtje nga dhuna dhe për parandalimin e diskriminimit të realizohen në shkolla, përmes aktiviteteve mësimore të ndryshme dhe jashtëshkollore që organizohen me prindër/kujdestarë, komuna, shoqata civile etj. ”, theksoi ministrja.
Në procesin edukativo-arsimor, roli i mësimdhënësit  është vendimtar edhe për ndërgjegjësimin e nxënësve se askush nuk duhet të jetë viktimë e dhunës dhe nëse kjo ndodh, dhuna nuk duhet të heshtë. Mësimdhënësit  ndjekin gjithashtu trajnime për njohjen dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore. Në rast të ç`farë do lloj sjelljeje të papërshtatshme të nxënësit, mësimdhënësi  fillimisht përpiqet ta tejkalojë  vetë sfidën, pas së cilës mund të përfshihet shërbimi profesional në shkollë dhe më tej Shërbimi pedagogjik pranë Ministrisë.
„Si Ministri i inkurajojmë të gjithë nxënësit dhe nxënëset që të denoncojnë dhunën në çfarëdo forme dhe këtë mund ta bëjnë në email adresën prijavinasilstvo@mon.gov.mk drejtëpërdrejtë  në Shërbimin pedagogjik ose në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit”, potencoi  Janevska.
Në kuadër të parandalimit të çdo sjelljeje të padëshiruar, në fillim të këtij viti shkollor, Ministria dorëzoi udhëzime për shkollat ​​për të organizuar më shumë aktivitete që synojnë ngritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e ndërtimit të bashkësive  shkollore paqësore dhe harmonike. Mirëkuptimi i ndërsjellë, respekti dhe ndjeshmëria janë themelet e mjedisit të tillë dhe janë vlera që duam t`i rrënjosim tek të rinjtë tanë që në moshë të hershme.
Ministrja tregoi se MASH-i  zbaton masa dhe aktivitete jo vetëm për mbrojtjen e vajzave nga dhuna, por edhe për përfshirjen më të madhe të tyre në disa aspekte dhe segmente të sistemit arsimor. Si shembuj,  përmendi mbështetjen për përfshirje në fushat STEM dhe avantazhin gjatë aplikimit për bursa nëse në konkurrencë më të madhe janë djemtë.
Duke shprehur mirënjohjen për misionin e OSBE-së për mbështetjen që i jep MASH-it, theksoi se  vetëm me përpjekje të  përbashkëta mund të krijohen breza cilësorë, duke përfshirë vajza dhe gra të gatshme për të udhëhequr ndryshime të reja shoqërore për më mirë.
 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar