Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Lëshohet në shfrytëzim salla e re sportive në SHF “Naumi i Ohrit" në Bulaçan

Lëshohet në shfrytëzim salla e re sportive në SHF “Naumi i Ohrit" në Bulaçan

 

Lëshohet në shfrytëzim salla e re sportive në SHF “Naumi i Ohrit

 

 
Shkolla fillore “Naumi i Ohrit” në Bulaçan në komunën e Gazi Babës u bë me sallë të re sportive. Në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe kryetarit të komunës Boban Stefkovski, objekti me sipërfaqe prej 550 metrash katrorë, sot është vënë në përdorim. Bëhet fjalë për investim prej 26 milionë denarë të cilat i ka siguruar pushteti lokal.
 
Duke i uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe banorët vendas, ministrja Janevska informoi se Qeveria synon që gjatë mandatit të ndërtojë rreth 30 salla sportive të shkollave, ndërsa për dy salla marëveshjet tashmë janë nënshkruar.
 
“Për të pasur fëmijë të shëndetshëm, gjenerata të shëndetshme, është e nevojshme aktiviteti fizik. Krahas orëve të arsimit fizik, salla do të jetë e askesueshme edhe për aktivitete sportive jashtëshkollore, të cilat krijojnë shprehi të jetesës së shëndetshme dhe u mësojnë fëmijëve që nga mosha më e vogël miqësinë dhe qëndrimin pozitiv ndaj bashkëmoshatarëve, bashkëpunimin dhe respektin ndaj të tjerët, angazhimin e fëmijëve me aktivitete pozitive dhe me këtë i reduktojnë rreziqet e menjanimit”, tha Janevska.
 
Ministrja theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përqendruar në ndërtimin e arsimit më cilësor që do t`u mundësojë nxënësve në mënyrë optimale t`i zhvillojnë njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e tyre në mënyrë që më vonë të jenë qytetarë të denjë të Maqedonisë.
 
“Prandaj duam në sa më shumë shkolla të krijojmë kushte për punë me një ndrim dhe qëndrim të zgjatur të fëmijëve. Ky është kusht që nxënësit tanë të mund të konkurrojnë me bashkëmoshatarët e tyre evropianë”. theksoi ministrja, duke shtuar se ndryshimet e mëdha tashmë po ndodhin dhe se do të realizohen të gjitha premtimet e dhëna para qytetarëve, të cilat njëkohësisht janë edhe pjesë e programit të punës së MASH-it.
 
 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar