Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / U mbajt takimi i 15-të i Grupit Punues Sektorial për Arsim, Punësim dhe Politikë Sociale

U mbajt takimi i 15-të i Grupit Punues Sektorial për Arsim, Punësim dhe Politikë Sociale

 

U  mbajt takimi i 15-të i Grupit Punues Sektorial për Arsim, Punësim dhe Politikë Sociale

 

 

Optimizimi i rrjetit të shkollave dhe përmirësimi i kushteve infrastrukturore, futja e punës me një ndërrim dhe qëndrimi i zgjatur për nxënësit, programe mësimore të reja dhe tekstet shkollore, digjitalizimi, si dhe sigurimi i pagave më të larta për mësimdhënësit janë ndër prioritetet kyçe në të cilat aktualisht është e fokusuar Ministria e Arsimit dhe Arsimit dhe Shkencës. Këtë e theksoi Elena Ivanovska, sekretar shtetëror në MASH në takimin e sotëm të 15-të të Grupit Punues Sektorial për Arsim, Punësim dhe Politikë Sociale, ku diskutoi për aktivitetet  drejt realizimit të qëllimeve të Axhendës Reformuese 2025-2027.

 

 “Aktualisht po realizojmë 36 investime kapitale dhe rreth 40 sanime më të vogla në objektet shkollore. Këtu do të ndërlidhem edhe për procesin e optimizimit të rrjetit shkollor, të cilën e zbatojmë së bashku me UNICEF-in, Bankën Botërore dhe vetëqeverisjet lokale, me qëllim të shfrytëzimit racional të burimeve materiale dhe njerëzore në dispozicion”, tha Ivanovska.

 

Gjithashtu theksoi se MASH angazhohet për futjen e mësimit me një ndërrim në të gjitha shkollat, sepse është dëshmuar se ka efekte pozitive, ndërsa udhëheqësia e re ka intencë që përmes  qëndrimit të zgjatur, me më shumë aktivitete mësimore dhe jashtë-mësimore,  t’u munëdsohet nxënësve të kalojnë më shumë kohë në shkollë, sepse siç tha Janevska, fëmijët e moshës 15 vjeçare në Maqedoni kanë 900 orë më pak se mesatarja evropiane.

 

Prioritet është edhe avansimi i rregullores ligjore, për më shumë të drejta dhe mundësi për nxënësit dhe studentët maqedonisë, por edhe për ndërtimin e  mjedisit paqësor dhe harmonik në të cilën nuk do të ketë vend për dhunë dhe diskriminim mbi asnjë bazë. Gjashtë zgjidhje ligjore kaluan filtrin publik, ndërsa po aq draft-versione të ligjeve të tjera shumë shpejt do të jepen për diskutim publik”, informoi Ivanovska.

 

Pagat e mësimdhënësve të shkollave do të rriten me 60% në katër vitet e ardhshme, ndërsa profesorët arsimin e lartë do të marrin paga 30% më të larta nga viti i ardhshëm.

 

Ivanovska tha se filloi reforma thelbësore në arsimin e mesëm-gjimnazin, ndërsa arsimi i mesëm profesional në mënyrë shtesë do të përforcohet me themelimin e 8 qendrave rajonale për arsim dhe trajnim profesional, 5 prej të cilave tanimë janë formuar. Ajo gjithashtu theksoi se është duke u intensifikuar edhe procesi i dixhitalizimit të arsimit dhe procedurat për realizimin e të drejtave në këtë fushë.

 

Duke iu falënderuar të gjithë ata të cilët ndihmojnë në përpjekjet për  sistem arsimor më cilësor, Ivanovska tha se pret që bashkëpunimi i mirë me institucionet tjera, por edhe me sektorin civil të vazhdojë, në interes të progresit të përgjithshëm të vendit.

 

Në mbledhjen e Grupit Punues Sektorial për Arsim, Punësim dhe Politikë Sociale, e cila u mbajt në Qeveri, përveç përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, morën pjesë edhe përfaqësues të disa organizatave qytetare.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar