Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve: dëgjojmë zërin e të rinjve dhe bëjmë ndryshime për arsim më cilësorë

Janevska me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve: dëgjojmë zërin e të rinjve dhe bëjmë ndryshime për arsim më cilësorë

 

Janevska me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve: dëgjojmë zërin e të rinjve dhe bëjmë ndryshime për arsim më cilësorë

 

 

Ndryshimet e bëra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës synojnë arsimin më cilësor,e cila është kërkesa më e rëndësishme në çdo takim me organizata të ndryshme rinore. Zëri i të rinjve dëgjohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ata janë të përfshirë në krijimin e politikave arsimore dhe në marrjen e vendimeve me interes.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në mbledhjen e qeverisë në një niveltë lartë të udhëhequr nga fëmijët me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve. Këtë vit, takimi u organizua me slloganin "Dëgjojeni ardhmërinë " dhe u fokusua në tre mega-trendet që formësojnë të ardhmen e fëmijëve: krizën e klimës dhe të ekologjisë, teknologjitë e avancuara dhe ndryshimet demografike.

Shkollat, në kuadër të aktiviteteve mësimore  dhe jashtë mësimore, realizojnë aktivitete të ndryshme, duke përfshirë edhe punë praktike të cilat e rrisin ndërgjegjën e  nxënësve për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor  dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike, tha ministrja, duke shtuar se përmes investimeve kapitale, të cilat po vazhdojnë në 36 shkolla, ato po shndërrohen në objekte  moderne dhe me efikasitet energjetik, disa po marrin fasada të reja dhe ekosisteme për ngrohje , të cilat janë  një nga masat për ajër më të pastër dhe më pak ndotje.

Në lidhje me ndikimin e teknologjive të avancuara tek fëmijët, Janevska theksoi se teknologjia ofron shumë mundësi, por mundësitë gjithmonë vijnë me rreziqe.

Prandaj, planifikojmë futjen e inteligjencës artificiale me faza në arsim. Njëkohësishtë ,është paraparë që mbi 95% mësimdhënësve të trajnohen në nivele  të larta deri në fund të vitit 2027 për aftësi dixhitale. Optimizimi i rrjetit shkollor, përveç zgjidhjes së sfidave lidhur me ndryshimet demografike, gjithashtu zgjidh edhe një pjesë të sfidës për tejkalimin e ndarjes dixhitale, sepse në vend që disa fëmijë të mësojnë në shkollë rurale gjysmë të rënuar, do të mund të mësojnë në shkollë fqinje, më të pajisur, ku do të kenë mundësinë e edukimit  dixhital”, u përgjigj Janevska, duke shtuar se përmes temës për arsimimin mediatik, nxënësit fitojnë shkathtësi  se si të njohin dhe si të veprojnë në situata që mund të çojnë në keqpërdorimin  e të dhënave të tyre personale, me ngacmime kibernetike, grabitqarë në internet dhe ekspozim ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, gjatë  përdorimit të  teknologjive  të avancuara.

Sepse, siç potencoi ministrja, rreziku më i madh për nxënësit në këtë kohë është që ata të mos  jenë rrjedhë me teknologjinë, gjithashtu Janevska theksoi se Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës angazhohen  për përfshirje më të madhe të arsimit STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) si përgatitje për nxënësit për një ardhmëri udhëhequr nga teknologjitë e avancuara.

 

Lajme dhe Ngjarje


1/28/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar