Programi Stpendium Hungarikum (Stpendium Hungaricum) për vitin akademik 2025/2026 për kandidatët nga Republika e Maqedonisë së Veriut ndanë gjithsej 20 bursa:
7 bursa për studime të plota deridiplomike (BA / BSc), në fushat: shkencat bujqësore, shkencat shoqërore, shkencat ekonomike, shkencat teknike, shkencat natyrore, shkencat politike dhe menaxhimi publik;
7 bursa për studime të plota të magjistraturës (MA / MSc), gjithashtu në fushat e shënura më lartë;
2 bursa për studime të integruara të magjistraturës (PhD/DLA) në fushat e; shkencave mjekësore dhe shëndetësore;
4 bursa për studime të plota të doktoraturës (one-tier master - OTM) në cilën do fushë
- Studime të pjesërishme për të gjitha nivelet dhe për fushat e studimit të shënuara më lartë.
Nëqoftëse studimet zhvillohen në ndonjë gjuhë të huaj, kandidatët duhet të njohin atë gjuhë në nivel të cilin e kërkon institucioni -nikoqir (universiteti).
Nëqoftëse studimet zhvillohen në gjuhën hungareze, studentët e pranuar gjatë vitit të parë të studimeve duhet detyrimishtë të ndjekin kurs të gjuhës hungareze të cilin e ofronë universiteti ku do të studiojnë dhe duhet të kalojnë provimin në fund të semestrit të dytë.
Të gjitha informacionet më të detajuara për mënyrën, kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, si dhe listën e programeve të studimit të universiteteve shtetërore Hungareze, si dhe tekstin e thirrjes për aplikim (Call for application 2023-2024) mund të gjinden në ueb-faqen në vazhdim: https://stipendiumhungaricum.hu/ Email-i kontaktues është : stipendiumhugaricum@tpf.hu
Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike në ueb-faqen në vazhdim:
Udhëzimet e aplikimit të kandidatëve mund të shkarkohen nga ueb-faqja në vazhdim:https://stipendiumhungaricum.hu/uploads/2020/03/Application-Guide-for-the-Stipendium-Hungaricum-Programme_2023_24.pdf
Sistemi online për parashtrimin e dokumenteve të nevojshme do të jetë i hapur deri më datë 15 janar 2025, deri në orën 14:00 (koha qendrore evropiane)
Dokumentet e dorëzuara në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës:
- deklaratë (shkarkoni) të shkarkohet nga këtu
- kandidatët mund të dorëzojnë dokumentet për notat përfundimtare të parapara (nëse kanë);
- Kandidatët mund të dorëzojnë dokumentet për çmimin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë kombëtar ose ndërkombëtar në fushën për të cilën aplikojnë për bursë (nëse kanë);
- Kandidatët për bursa për studime të doktoratës mund të dorëzojnë dokumentet për pjesëmarrje në punimet shkencore të publikuara (nëse kanë);
- Kandidatët mund të dorëzojnë referenca (letra për rekomandim) nga fusha përkatëse për të cilën aplikojnë (nëse kanë);
- nëse kanë diplomë nga jashtë vendit, të dorëzojnë dokumentet për realizimin e ekuivalencës dhe nostrifikimit të së njejtës (mund të dorëzohet në mënyrë shtesë nëqoftëse ende mësojnë/studiojnë);
-dokument për dhënien e provimit të maturës shtetërore (mund të dorëzohet shtesë);
-Nxënësit dhe studentët e shkollave të mesme shtetërore dhe universiteteve do të kenë përparësi në renditjen nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
- Kandidatët nuk do të renditen nëqoftëse dokumentacioni i dorëzuar është pakompletuar.
Deklaratat dhe dokumentacioni, të skanuar në formatin PDF, duhet të dorëzohen më së voni deri më 15 janar 2025 në adresën në vazhdim: stipendiumhungaricum@mon.gov.mk
Personi për kontakt: Aleksandar Tutnovski tel. 076 485 053