Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Në rrjedhë është mbikëqyrja e punës së instituteve shkencore private, ata të cilat nuk punojnë konform ligjit do të mbyllen

MASH: Në rrjedhë është mbikëqyrja e punës së instituteve shkencore private, ata të cilat nuk punojnë konform ligjit do të mbyllen

 

MASH: Në rrjedhë është mbikëqyrja e punës së instituteve shkencore private, ata të cilat nuk punojnë konform ligjit do të mbyllen

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më tani ka bërë mbikëqyrje në 15 institute shkencore private, ndërsa aktualisht është duke bërë mbikëqyrje edhe për pesë të tjera. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska gjatë vizitës së saj në gjimnazin “Sllavço Stojmenski” në Shtip, informoi se janë edhe dy institute shtesë, për të cilat këto ditë procedura duhet të përfundojë dhe ato të mbyllen.

Dhjetë instituteve u dhamë afat prej tre muajve për të rregulluar parregullsitë të cilat u gjetën. Por sipas raporteve të cilat i lexova, shumë pak prej tyre do të mund ta bëjnë këtë. Për fat të keq duhet të them me siguri do të vijoj mbyllja e numrit më të madh të instituteve, të cilat janë jofunksionale, nuk respektojnë ligjin, gjegjësisht nuk i plotësojnë kushtet”, deklaroi Janevska.

Për arsimin e lartë dhe shkencën në vend është mirë që përfundimisht të vendoset rregull, theksoi ministrja, duke shtuar se kushdo që i plotëson kushtet do të vazhdojë të funksionojë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë do të bëhet në lidhje me gjendjen e keqe të konviktit studenor “Pellagonia” në Shkup, ministrja theksoi se drejtori i konviktit nuk po i kryen detyrat e tij dhe për këtë arsye gjatë kësaj jave do të emërohet ushtrues detyre i ri i cili do ta ballafaqohet me sfidat e grumbulluara.

“Studentët ankohen se nuk ka ujë të ngrohtë, ushqimi është në nivel shumë të ulët dhe nuk mund të lejojmë që personat e papërgjegjshëm të vazhdojnë të luajnë me fatin e studentëve. Të rinjtë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për këtë vend.Ne sigurojmë mjete nga buxheti, nga qytetarët dhe çdo udhëheqës duhet ta marrë seriozisht punën e tij”, theksoi Janevska.

[ Tuesday, November 19, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


11/19/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar