Puna me një turne në shkolla jep rezultate të shkëlqyera. Në SHMK “Sllavço Stojmenski” në Shtip në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, suksesi mesatar i nxënësve është përmirësuar dukshëm, numri i mungesave të arsyetuara dhe të pa arsyetuara është zvogëluar dhe nuk u shqiptua asnjë masë pedagogjike ndaj nxënësit.
Kështu ka theksuar ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska gjatë vizitës në gjimnazin e Shtipit , ku njoftoi se me mjete të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të rikonstruktohet kulmi i shkollës.
- Puna në një turne përmirëson cilësinë e mësimdhënies dhe përqendrimi i nxënësve është më i lartë. Mësimi me një turne deri më tani është futur në rreth 140 shkolla fillore dhe të mesme dhe do t`i mbështesim komunat që të vazhdojnë të krijojnë kushte edhe në objektet tjera shkollore, tha Janevska.
Përveç ndërrimit të kulmit të SHMK "Sllavço Stojmenski", në periudhën e ardhshme me financa të siguruara nga vetëqeversija lokale do të ndërrohen edhe një pjesë e dritareve në shkollë, gjë që do të përmirësojë efiçencën energjetike të objektit.
- Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vitin e ardhshëm do të rritet dukshëm dhe me këtë do të rritet edhe përkrahja e njësive të vetëqeverisjes lokale për sigurimin e kushteve dinjitoze për realizimin e procesit edukativo-arsimor në vend, shtoi ministrja Janevska.